PSG-ja, 4 mungesa të rëndësishme ndaj Manchester Utd

PSG ka konfirmuar mungesën e katër yjeve të skuadrës në ndeshjen e radhës ndaj Manchester Unitedit.

Klubi francez përmes një komunikate bëri të ditur se Mauro Icardi, Pablo Sarabia, Julian Draxler dhe Juan Bernat do mungojnë në këtë ndeshje.

Icardi ka pësuar lëndim në stërvitje dhe nuk do jetë i gatshëm të rikthehet para 48 orëve.

Sarabia gjithashtu ka pasur dhimbje muskulore në stërvitje dhe nuk do rikthehet para dy ditë.

Julian Draxler është afër shërimit nga lëndimi dhe ka nisur stërvitjen e plotë me skuadrën.

Ndërsa, Bernat është duke vazhduar shërimin nga operacioni në gju.

Ngjarja paraprake

Realizohet edhe një premtim i BDI-së

Ngjarja e ardhëshme

OKB: 235 milionë njerëz në vitin 2021 do të kenë nevojë për ndihmë humanitare dhe mbrojtje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian