PSG gjen pasuesin e Keylor Navas, rrëmben zbulimin e Premier League

PSG ka nisur të mendojë për pasuesin e Keylor Navas në portë, pasi kostarikani numëron plot 34 vite mbi supe dhe është në fund të karrierës.

Drejtuesit francezë kanë piketuar një emër që ka spikatur këtë sezon në Premier League me Leeds United.

Bëhet fjalë për portierin Illan Meslier. Gardiani u ble vitin e shkuar për 6.5 milionë euro nga Lorient dhe këtë sezon ka qenë thjesht fantastik. Francezi i ka surprizuar të gjithë dhe shihet si një ndër portierët më të mirë aktualë të Premier League.

Kartoni i Meslier vlerësohet të paktën 20 milionë euro dhe mediat në Francë bëjnë me dije se PSG ka nisur bisedimet me drejtuesit e Leeds për të finalizuar sa më shpejt marrëveshjen.

Ngjarja paraprake

Shqipëria e pret Anglinë në ‘Air Albania’,  ‘Shqipet’ janë gati!

Ngjarja e ardhëshme

Jo çdo gjë është ashtu si duket; Arbana Osmani flet për momentet që shihte gjithçka të errët ja pse

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian