Pse Xhamia “Aqsa” në Jerusalem është molllë sherri arabo-izraelit

Xhamia ndodhet në një vend të shenjtë për të krishterët, myslimanët dhe çifutët dhe është pikë e nxehtë në konfliktin e gjatë izraelito-palestinez.

Përleshjet e dhunshme mes palestinezëve dhe forcave izraelite të sigurisë në Xhaminë “Aqsa” në Jerusalem këtë muaj e pasqyrojnë rëndësinë si pjesë e një prej zonave më të kontestuara të territorit fetar në Tokën e Shenjtë.

Këtu janë disa të dhëna themelore për kompleksin e xhamisë, që nga rëndësia e saj përgjatë shekujve për tri fetë kryesore deri te ajo se pse është pikë e tillë e nxehtë për konflikt sot.

Çka është Xhamia Aqsa?

Xhamia Aqsa është një strukturat më të shenjta të besimit islam. Xhamia është e vendosur brenda një hapësire prej 14 hektarësh e njohur nga myslimanët si Haram al-Sharif ose Shenjëtorja Fisnike si dhe nga hebrenjët si Mali i Tempullit. Vendndodhja është pjesë e qytetit të vjetër të Jerusalemit, e shenjtë për krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët.

Në arabisht “aqsa” përkthehet si e largët, dhe në këtë rast është një referencë për shkrimet e shenjta islamike dhe tregimin për Profetin Muhamed duke udhëtuar nga Meka në xhami brenda një nate për t’u lutur dhe pastaj duke u ngjitur në qiell, shkruan The New York Times, transmeton Gazeta Express.

Xhamia që mund t’i zë brenda deri në 5 mijë besimtarë, besohet të ketë përfunduar në fillim të shekullit të 8-të dhe ka Kupolën e Shkëmbit, faltoren islamike me kupolë të artë që është një simbol i njohur gjerësisht i Jeruzalemit.

Myslimanët e konsiderojnë tërë kompleksin hapsinor të shenjtë, me turma besimtarësh që mbushin oborret e saj për t’u lutur gjatë festave.

Për hebrenjët, Mali i Tempullit, i njohur në hebraisht si Har Habayit, është vendi më i shenjtë sepse ka qenë hapësirë e dy tempujve të lashtë – i pari ka qenë i ndërtuar nga Mbreti Solomon, sipas Biblës dhe më vonë është shkatërruar nga Babiloansit, dhe i dyti ka qëndruar për gati 600 vjet para se Perandoria Romake ta shkatërrojë atë në shekullin e parë të erës sonë.

UNESCO e ka klasifikuar Qytetin e Vjetër të Jerusalemit dhe muret e saj si Vend i Trashëgimisë Botërore që do të thotë se konsiderohet “me rëndësi të jashtëzakonshme ndërkombëtare dhe për këtë arsye si e merituar një mbrojtje e veçantë”

Kush ka kontrollë mbi xhaminë?

Izraeli pushtoi Jeruzalemin Lindor, përfshirë Qytetin e Vjetër, nga Jordania gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967, pastaj aneksoi zonën. Izraeli më vonë deklaroi një Jeruzalem të unifikuar si kryeqyteti i tij, megjithëse kjo lëvizje nuk është njohur kurrë ndërkombëtarisht.

Nën një marrëveshje delikate të status quo-së, me anë të asistencës islame për bamirësi e njohur si Waqf, i financuar dhe kontrolluar nga Jordania, vazhdoi të administronte Xhaminë Aksa dhe Kupolën e Shkëmbit, siç kishte bërë për dekada, një rol i veçantë i riafirmuar në traktatin e paqes së Izraelit në 1994 me Jordaninë.

Forcat izraelite të sigurisë mbajnë një prani në vendndodhjen e xhamisë dhe ato koordinohen me Waqf-in silamik. Hebrenjtë dhe të krishterët lejohen të vizitojnë, por ndryshe nga myslimanët, u ndalohet të luten në bazat e marrëveshjes së status quo-së. (Hebrenjtë luten pak poshtë pllajës së shenjtë në Murin Perëndimor, mbetjet e një muri mbajtës që dikur rrethonte Malin e tempullit.)

Tensionet mbi atë që kritikët e quajnë diskriminimi i marrëveshjes kundër jomyslimanëve përgjatë viteve kanë vluar në dhunë.

Tensioneve i shtohet edhe kremtimi vjetor i Izraelit i Ditës së Jeruzalemit, një festë zyrtare për të përkujtuar pushtimin e të gjithë qytetit. Festa, e cila u mbajt së fundmi të hënën, është një provokim për shumë palestinezë, përfshirë banorët e pjesës lindore të Jeruzalemit. Palestinezët duan që Jeruzalemi Lindor të jetë kryeqyteti i një shteti të ardhshëm Palestinez – një perspektivë që duket gjithnjë e më e largët.

A dëshiron Izraeli të marrë kontrollin e plotë të kompleksit?

Zyrtarët izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, kanë thënë se ata nuk e kanë për qëllim ta ndryshojnë status-quonë.

Por disa grupe fetare izraelite kanë kërkuar prej kohësh për të drejtën për t’u lutur në kompleks. Në prill, Ministria e Jashtme e Jordanisë u ankua zyrtarisht për një numër të madh vizitorësh hebrenj në vendndodhjen e xhamisë, duke e quajtur atë një shkelje të status quo-së.

Çfarë është ndryshe për protestat e fundit?

Në javët para shpërthimit të dhunës të hënën në Al Aqsa, tensionet po ngriteshin midis disa hebrenjve dhe palestinezëve për çështje që nuk kishin lidhje me kompleksin e xhamisë.

Ato përfshinin përplasje të dhunshme midis izraelitëve dhe palestinezëve që shpërthyen disa javë më parë rreth Qytetit të Vjetër. Disa palestinezë sulmuan hebrenjtë ortodoksë në Jeruzalem, dhe një grup ekstremist hebraik zhvilloi një marsh në të cilin pjesëmarrësit brohorisnin “Vdekje për Arabët”.

Palestinezët gjithashtu u zemëruan që policia i kishte ndaluar ata të mblidheshin në një shesh të preferuar nga Qyteti i Vjetër gjatë javëve të para të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në një ndezje të mëtejshëm të tensioneve, palestinezët kanë përleshur me policinë izraelite për dëbimin e pritur të banorëve palestinezë të lagjes Sheikh Jarrah të Jeruzalemit Lindor për të hapur rrugën për ndërtimin e vendbanimeve Izraelite.

Përplasjet kanë ardhur përderisa qeveria izraelite është në paqartë politike, pas katër zgjedhjeve të pazgjidhura gjatë dy viteve të fundit, dhe pasi Presidenti Mahmoud Abbas i Autoritetit Palestinez shtyu për një kohë të pacaktuar zgjedhjet legjislative Palestineze të planifikuara për në fund të këtij muaji. Do të ishte votimi i parë i tillë që nga viti 2006.

Image
Image

 

Ngjarja paraprake

Hipokondria – Frika e Të Pasurit Një Sëmundje Serioze

Ngjarja e ardhëshme

Aksion blic në Durrës, momenti kur policia "mbërthen" dy të rinj të rrezikshëm

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian