Pse Windows 11 ka nevojë për TPM 2.0?

Nëse kompjuteri juaj është 5 apo 6 vite i vjetër, ju mund të instaloni Windows 11 për shkak se sistemi operativ kërkon TPM 2.0.

Por a është TPM 2.0 i domosdoshëm apo thjeshtë një marifet për ti detyruar njerëzit të blejnë kompjuterë të rinj?

Le ti hedhim një sy pse Windows 11 ka nevojë për TPM dhe pse Microsoft nuk ju lejon të instaloni sistemin operativ nëse nuk keni TPM 2.0.

Çfarë është TPM?

Trusted Platform Module (TPM) është një çip i vogël, ose në procesorin (CPU) ose pjesë e pllakës amë. Edhe pse nuk është ndonjë pjesë hardueri që bën një diferencë të madhe në funksionimin e kompjuterit, por luan një rol jetik në sigurinë e tij.

TPM është një kripto procesor i cili përdor çelësa kriptografikë për të mbrojtur të dhënat tuaja. Si i tillë rrit sigurinë e kompjuterit përmes harduerit.

A është TPM diçka e re?

Këtij hardueri nuk industria nuk ka kushtuar shumë vëmendje deri në momentin që Microsoft tha se Windows 11 kërkon një çip TPM për të funksionuar. Në 2011-ën u lançua TPM 1.2 dhe ishte dizajnuar për kompjuterit e biznesit. Tani Microsoft kërkon që të gjithë përdoruesit të kenë të njëjtin nivel sigurie.

Gjithsesi ekzistojnë mënyra për ta instaluar Windows 11-ën edhe nëse nuk keni një TPM por që nuk rekomandohen.

Pse Windows 11 kërkon TPM 2.0?

Sipas Microsoft, Trusted Media Platform mund të mbrojë kredencialet e përdoruesit, çelësat e enkriptimit krahas të dhënave të tjera sensitive dhe shërben si një mburojë hardueri sigurie. Këtë mënyrë kompjuteri nuk do të ndikohet nga sulmet me maluerë.

Në Windows 11, Bitlocker përdor TPM për sigurinë e të dhënave ndërsa Windows Hello e përdor për mbrojtjen e identitetit.

Ju mund të kontrolloni nëse është e mundur instalimi i Windows 11 në kompjuterin tuaj përmes PC Health Check.

A duhet të blini një kompjuter me TPM 2.0?

Nëse kompjuteri juaj nuk e instalon dot Windows 11-ën për shkak se nuk ka një TPM 2.0, Microsoft ka thënë se do të mbështetë Windows 10-ën deri në 2025-ën.

Kërkesat e Windows 11 me TPM 2.0 mund të kenë shqetësuar shumë përdorues por janë të domosdoshme. Microsoft dëshiron që Windows të jetë më i sigurte prandaj ka vendosur disa kërkesa minimale për sistemin e ri operativ. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Putini ‘zhduk’ vajzat e tij – kjo është historia e padëgjuar më parë për familjen e presidentit rus

Story i radhës

Këto janë ngjarjet kryesore që ndodhën në ditën e 27-të të luftës në Ukrainë

Të fundit nga