Pse veteranët nuk protestuan kurrë kur ishte PDK në pushtet?!

Më erdhi shumë rëndë ku e kanë pru punën veteranët e UÇK-së, protesta e dhunshme para Kuvendit të Kosovës. Këtë çështje duhet trajtuar pa emocione dhe me përgjegjësi. Veteranët po kërkojnë përfshirjen e tyre në ligjin për pagën minimale, për realizimin e saj kanë tentuar të hyjnë me forcë brenda oborrit të parlamentit. Kjo organizatë, e cila duhet të ishte nderi i të gjithë luftëtarëve, fatkeqësisht të gjitha organizatat e dala nga lufta tashmë veçse janë kthyer në një në shtab të PDK-së.

Fatkeqësisht, organizata e veteranëve, që duhet të jetë simbol i unitetit, po përdoret nga një parti që është në opozitë edhe e cila për 12 vjet ka shkatërruar këtë vend. Kurrë njëherë veteranët nuk ngritën zërin për shkatërrimin e shtetit nga PDK-së e sot janë në gjendje të shkatërrojnë institucionet, po sikur të ishte PDK në pushtet a thua do protestonin?! Asnjëherë, siç nuk e kanë bërë.

Me lojërat e saja, PDK ka arritur që të humb respektin që qytetarët kanë pasur ndaj organizatës së veteranëve, duke e përdorur atë politikisht. Fatkeqësisht, kjo organizatë nuk përfaqëson veteranët e vërtetë, por një pjesë të ca njerëzve të ndikuar politikisht dhe të cilët s’janë imazhi më i mirë i veteranit. Kurti s’duhet të dëgjoj kërkesat e tyre politike, por të vazhdojë me agjendën për të kthyer vendin në rrugën e drejtë, të cilën PDK e ka nxjerr nga binaret”. Pse heshtën këta veteranë për faktin se afro 60 mijë veteranë po vazhdojnë të marrin pagat e tyre me rregull dhe nga buxheti i shtetit të Kosovës, ani pse shpenzime marramendëse ka për pagat e tyre.

për 6 muajt e parë të çdo viti, veteranët kanë shpenzuar 38 milionë e 435 mijë e 385 euro nga buxheti i shtetit.

Këta veteranë që e dashkan shtetin shumë, pse nuk reaguan kurrë kundër PDK, kundër ideve për ndarje, për zhvatje të shtetit nga veteranët e rrejshëm; pse e humbën respektin dukë lejuar të kthehen në vegël të PDK-së.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rusia e vendos gazetarin hulumtues në listën e të kërkuarve

Story i radhës

Apple thotë se ka bllokuar 1.6 milionë aplikacione të dëmshme në 2021

Të fundit nga