Pse shqiptarët në Ballkan shikohen apo u shikuan me një sy tjetër?!

Dëshmi Lufta e UÇK-së e viteve 1998-99, pa vullnetin e Shqiptarëve,por edhe pse shqiptarët ishin pro Amerikan dhe pro BE-s,dhhe kjo luftë na inponuar,atëherë,prap se prap,u faforizuan serbet-Serbia,se sa shqiptaret,gjithë ato masakra,vrasje dhunime nga Serbia që me shekuj na kanë sulmuar,dhe edhe pse ishim në tokat tona,nish e Zanxhak,ishin toka shqiptarëve,Serbia I kolinojke toka e Kosovës dhe shqiptarët e debuan nga Nishi e Pazari I Ri.Sot e ato ditë ende tokat pa punuar te shqiptarëve janë pa punuar dhe shtepi te pa banuara të kësaj ane.

Kjo tani po dëshmohet edhe në Luftën e Ukrainës që Rusia po shkadrron kete shtet dhe të vrarët, po I gjuan në kanale të thella si kafsh qe I kishin përgaditë më parë.

Dhe hptazi,Serbia përkrah Rusisë dhe kasapit të Rusisë-Putin,dhe Putin dhe Vuçiqi bashkëpunëtorët e Kasapit të Ballkanit- Millosheviqit,duhet të jenë në Hagë,bota I ka mshel syt,e htetet tjera po bëjnë sehir,dhe kështu ky popull ukrainas ka mbet si Nana pa djal.

Shqiptarët nuk mund mbahen “pengjë” të përjetshëm të militarizmit imperialist serbomadh në Ballkan

4 vendet që nuk e njohin Kosovën, tani duhet të rishqyrtojnë qëndrimin, pas rreshtimit të Serbisë meRusinë. Sipas tij, interesat e Spanjës përputhen me Kosovën dhe jo Serbinë.

Qysh nga periudha e shekullit XIX, janë bërë përpjekje për kufizimin dhe për ndalimin e të ashtuquajturave armë johumane, si dhe për çarmatimin e përgjithshëm nën kontrollin rigoroz ndërkombëtar, sidomos pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Mirëpo, nuk është arritur ndonjë objektiv i rëndësishëm deri më 1989, kur u arrit në kuptimin global ndërmjet dy superfuqive botërore SHBA-ve dhe Bashkimit Sovjetik, me ç’rast përmbyset sistemi komunist i “perandorisë së kuqe sovjetike” dhe i xhuxhëve të saj të Evropës Lindore, si dhe përmbyllet kaptina gjysmëshekullore e luftës së ftohtë në dimensione ndërkombëtare të përbotshme. S’ka dyshim se kjo ishte një kthesë vendimtare në historinë e njerëzimit, dhe të sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare, ngaqë shumë popuj dhe vende të ish-kampit socialist si brenda vetë BRSS-ë, ashtu edhe jashtë tij në Evropë dhe në Ballkan, arritën që të pavarësohen (duke konsumuar vlerat e reja demokratike të qytetërimit të lashtë perëndimor, duke hyrë në një fazë të rëndësishme historike të ndërtimit të një shoqërie të re me parime dhe me vlera universale botërore: liria, siguria, rendi, drejtësia dhe mirëqenia) tutela e totalitarizmit dhe e hegjemonizmit revizionist sovjetik e jugosllav.

Qysh nga periudha e shekullit XIX, janë bërë përpjekje për kufizimin dhe për ndalimin e të ashtuquajturave armë johumane, si dhe për çarmatimin e përgjithshëm nën kontrollin rigoroz ndërkombëtar, sidomos pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Mirëpo, nuk është arritur ndonjë objektiv i rëndësishëm deri më 1989, kur u arrit në kuptimin global ndërmjet dy superfuqive botërore SHBA-ve dhe Bashkimit Sovjetik, me ç’rast përmbyset sistemi komunist i “perandorisë së kuqe sovjetike” dhe i xhuxhëve të saj të Evropës Lindore, si dhe përmbyllet kaptina gjysmëshekullore e luftës së ftohtë në dimensione ndërkombëtare të përbotshme. S’ka dyshim se kjo ishte një kthesë vendimtare në historinë e njerëzimit, dhe të sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare, ngaqë shumë popuj dhe vende të ish-kampit socialist si brenda vetë BRSS-ë, ashtu edhe jashtë tij në Evropë dhe në Ballkan, arritën që të pavarësohen (duke konsumuar vlerat e reja demokratike të qytetërimit të lashtë perëndimor, duke hyrë në një fazë të rëndësishme historike të ndërtimit të një shoqërie të re me parime dhe me vlera universale botërore: liria, siguria, rendi, drejtësia dhe mirëqenia) tutela e totalitarizmit dhe e hegjemonizmit revizionist sovjetik e jugosllav.

Në Ballkan, një imperativ i këtillë i vlerave kulminante, siç janë liria dhe pavarësia kombëtare dhe shtetërore, nuk u përmbushë vetëm për kombin e copëtuar dhe të kolonizuar shqiptar, i cili edhe në fillimshekullin XX, viti 2003 akoma ndodhet nën kthetrat e përgjakshme të imperializmit gjakatar serbomalazez sllav. Këto atribute fundamentale nuk u arritën për shkak të politikës dhe të praktikës së terrorit dhe gjenocidit shtetëror të Unionit Serbomalazez, dhe anashkalimit të bashkësisë ndërkombëtare. Këtë hipokrizi të agresionit dhe të terrorit gjenocid shtetëror serbomalazez mbi shkeljen e së drejtës së ligjshme historike dhe të vetëvendosjes së kombit shqiptar në Ballkan, që është në shpërputhje me parimet dhe me vlerat e rendit juridik pozitiv ndërkombëtar, e provon edhe gjendja e tanishme e Kosovës, pavarësia e së cilës (si rrjedhim i taktizimeve të politikës së brendshme infantile, ashtu edhe nga interesat dhe divergjencat e bashkësisë ndërkombëtare) ka ngelur pezull “as në qiell, as në tokë”, edhe pse kjo i plotëson të gjitha kushtet sipas standardeve të së drejtës ndërkombëtare. Në rastin konkret, nuk e kanë “dhënë provomin” e detyrueshëm dhe të ligjshëm as Kombet e Bashkuara, sepse fare nuk i morën në konsideratë të drejtën e vetëvendosjes dhe të drejtën e mbrojtjes së shqiptarëve nga ushtrimi i gjenocidit serbomalazez në Kosovë, sipas Deklaratës për njohjen e pavarësisë vendeve dhe popujve të kolonizuar, të sanksionuar në Rezolutën 1514 , 14 dhjetor 1960 dhe (II) Rezolutën 2105 (XX), 20 dhjetor 1965. Duke u mbështetur në këto dy rezoluta, Asamblea e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka qenë e detyruar që ta dënonte përfundimisht krimin e gjenocidit kolonial serbomalazez mbi shqiptarët dhe Kosovën, pa marrë parasysh pëlqimin ose dëshirat e shtetit kolonialist serb të Slobodan Milosheviqit, sepse, si rrjedhojë e një vendimi të këtillë të ligjshëm juridik të OKB-së, do të vinte në shprehje realizimi objektiv i së drejtës së vetëvendosjes dhe i pavarësisë së plotë të Kosovës, që do të ishte në përputhje të plotë me parimet dhe me rregullat e së drejtës së sotme ndërkombëtare publike. Mirëpo, edhe pse e drejta dhe drejtësia ndërkombëtare ishte në favor të zgjidhjes së drejt përfundimtare të statusit të Kosovës, kjo edhe pas katër vitesh nën mandatin paqësor juridik ndërkombëtar të OKB-së, ngeli “peng” si pasojë e përzierjes direkte e politikës strategjike të militarizmit të Unionit Serbomalazez.

Historia e deritashme e popujve ballkanikë ka dëshmuar se, të gjitha luftërat të cilat janë zhvilluar që nga dhjetëvjetshi i parë i shekullit XX (1912-1945), dhe në dekadën e fundme të tij(1989-1999), shkaktar kryesor i tyre ka qenë hegjemonizmi kolonial dhe imperializmi sllav i Serbisë dhe i Malit të Zi ndaj territoreve shqiptare, hungareze, bullgare dhe kroate. Këtë në veçanti, e provojnë edhe luftërat gjenocidale të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, të zhvilluara kundër Koracisë, Bosnjës dhe Kosovës gjatë viteve 1990-1999. Konstanta dhe simetria kryesore e qëllimit të gjitha këtyre luftërave ishte pastrimi etnik dhe gjenocidi serbomalzez ndaj shqiptarëve, kroatëve dhe myslimanëve boshnjakë, si dhe përthithja e territoreve të tyre etnike. Në realizimin e këtij koncepti militarist kolonial serbomadh, pikërisht kanë ndikuar stoqet enorme dhe të pakontrolluara të arsenalit dhe të armatimit ushtarak të Serbisë dhe të Malit të Zi(“RFJ), të “trashëguara” nga ish-Ushtria Popullore e Jugosllavisë (APJ) e ish-RSFJ-së, e cila gjatë periudhës pothuaj se gjysmëshekullore(1945-1990), ishte produkt i financuar jo vetëm nga buxheti i Republikës së Serbisë dhe i Malit të Zi, por edhe nga fondi buxhetor i katër republikave të tjera: Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, si dhe nga buxheti i qeverive të Krahinës Autonome të Kosovës dhe të Krahinës së Vojvodinës. Përpos financimit të fondit buxhetor të përbashkët të të gjitha kombësive të ish-RSFJ-së, që përbëhej nga 4% e të ardhurave per capita, struktura fizike dhe ushtarake e ish-APJ-së përbëhej nga të gjithë pjesëtarët e përkatësive etnike të ish-RSFJ-së, e cila numërone “70.000 mijë oficerë dhe stafin e saj, si dhe rreth 150.000 rekrutë. Përveç urshtrisë së rregullt Jugosllavia e Titos, kishte në dispozicion edhe Mbrojtjen Territoriale me mbi 1000.000 (një) milion ushtarakë rezervë. Ndër shtatëdhejtëmijë oficerë sa kishte APJ-ja, 70% prej tyre ishin të kombësisë serbe dhe malazeze. Gjatë periudhës së viteve 1986-1991, shpezimet e buxhetit ushtarak kapnin shumën prej $ 2.491 milionë dollarë, shumë kjo, e cila në krahasim me atë të vitit 1988, ishte reduktuar në $ 1.376 milionë dollarë (SIPRI Yearbook 1992:World Armaments and Disarmaments, citat i cituar sipas Mary Kaldor, New and Old Wars, 2001, f.44-45).

Duke mbajtur parasysh këto shifra fragmentare të statistikës së ushtrisë “jugosllave”, s’ka dyshim se, si ish-RSFJ-ja, ashtu edhe “RFJ-ja”(Serbia+Mali i Zi) e Dobrica Qosiqit dhe e Slobodan Milosheviqit, kanë pasur një emërues të përbashkët:”Jugoslavia ka qenë ndër vendet më të militarizuara në Evropë, duke përjashtuar ish-Bashkimin Sovjetik”(Mary Kaldor, po aty, f.44).

Në saje të një armatimi të tillë më modern dhe të pakontrolluar të ish-Jugosllavisë në Ballkan dhe në përmasa evropiane, që ishte vepër financiare gjysmëshekullore, jo vetëm e serbëve dhe e malazezëve, por, edhe e të gjitha kombeve të tjera, së këndejmi edhe e shqiptarëve, Serbia dhe Mali i Zi në fillim të dekadës së fundme të shekullit XX, e uzurpuan tërë arsenalin ushtarak dhe armatimet e ish-Jugosllavisë së Titos, duke i bërë pronë të veten të paligjshme, të cilën edhe e shfrytëzuan si epërsi ushtarake me rastin e zhvillimit të agresionit dhe të luftërave gjenocidale dhjetëvjeçare (1989-1999) kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës.

Edhe pas bombardimit të NATO-s, arma e SMZ-së kërcënon Ballkanin

Janë iracionale dhe të papeshuara konstatimet se, pas bombardimit 78-ditor të “RJF-së” (Serbia+Mali i Zi) nga ana e Aleancës së Atlantikut Verior (NAO-s) është gjunjëzuar në aspektin e “varfërimit” të armatimeve dhe të arsenalit ushtarak. Përkundrazi, në këtë vështrim, SMZ-ja edhe më tej ka ngelur e paprekur si faktor dominat ushtarak në rajon, në krahasim me shtetet e tjera fqinje ballkanike. S’ka dyshim se, edhe pas asgjësimit të një pjese të arsenalit ushtarak nga forcat ushtarake të NATO-s, SMZ-ja vazhdon prodhimin e llojeve të reja të armëve të lehta, mesatare dhe të rënda, natyrisht me një ritëm diç më të ngadalshëm se përpara. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se SMZ-ja pas përfundimit të bombardimeve ushtarake të NATO-s, ka “bankrotuar” ushtarakisht, përkundrazi disponon stoqe të mëdha të arsenalit ushtarak dhe të armatimeve moderne. Këtë e provon edhe raporti zyrtar (RFE/RL) i specialistëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (1.11.2002), sipas të cilit qeveria jugosllave e Beogradit në mënyrë ilegale u ka livruar armë Irakut, Liberisë dhe disa shteteve të tjera të Afrikës, të cilat ndodhen nën embargo, për shkak të të ndikimit të disa zonave të luftës. Sipas të dhënave të Raportit të ekspertëve të OKB-së, del se Jugoslavia brenda mujve qershor-gusht 2002, i ka livruar më se 200 tonelata armë dhe pajisje të ndryshme ushtarake qeverisë së Liberisë.

Gjithashtu, është e ditur se, Serbia dhe Mali i Zi kanë zhvilluar transanksione të transferit ushtarak edhe me vendet arabe, me Kubën, me Ukrainën, me Bellorusinë dhe me Rusinë. Të gjitha format e kontraktimit, të shitjes dhe të livrimit të armëve dhe pajisjeve ushtarake SMZ-ja i ka kryerë përmes fabrikës së njohur ushtarake”Orao” (tanimë e dislokuar në zonën serbe të Bosnjës), e cila ka qenë e përfshirë në riparimin e aeroplanëve të Irakut, si dhe përmes firmave të tjera civile të Beogradit “Jugoimport” dhe “Temex” etj. Kundër kësaj forme ilegale të kontrabandimit me armë të Unionit të SMZ-së pat reaguar ashpër (2002) edhe Ambasada e SHBA-së në Sarajevë. Gjithashtu, në këtë ton u shpreh edhe nënsekretari shtetëror i kontrollit të armëve dhe të sigurisë ndërkombëtare të SHBA-së Xhon R.Balton, duke nënvizuar se, Serbia e ka ka ndihmuar Libinë në programin zhvillimor të raketave balistike, si dhe përmes firmës “Jugoimport” ka përfunduar kontrata me Irakun për zhvillimin dhe prodhimin e motorëve të raketave “cruise”.(The Spectator, 11.2.2002). Mirëpo, me gjithë këto vërejtje dhe paralajmërime serioze të OKB-së dhe të SHBA-së, kundër Serbisë nuk u ndërmor asnjë masë “preventive”, që kjo të vihej nën embargo (sipas ligjeve përkatëse ndërkombëtare) për pezullumin e kontrabandimit të armëve (eksport-import) me shtete të ndryshme në Evropën Lindore, në Afrikë dhe në Ballkan.

Sot, (pas përfundimit të kapitullit të parë të luftërave gjenocidale të Unionit Serbomalazez në Ballkan) nëse, vërtet duam ta shikojmë me sy kritik objektiv,, dhe ta çmojmë realisht pozitën e paqes dhe të sigurisë në Ballkan, ( me gjithë praninë e forcave paqëruajtëse ndërkombëtare-UNMIK dhe KFOR në Kosovë) këto dy atribute thelbësore për mirëqenien dhe perspektivën e ardhme të gjithë popujve në Ballkan, akoma qëndrojnë larg qëndrueshmërisë së tyre, sepse në forma të ndryshme latente dhe të hapura po kërcënohet nga ndërhyrja e politikës militariste propagandistike e Unionit Serbomalazez. Së pari (duke shfrytëzuar si “monedhë kusuri” minoritetin serbomalzez, që me çdo kusht të rikthejë pushtetin shtetëror kolonial në Kosovë, qoftë edhe përmes ndonjë “lufte të re gjithëserbe”, sipas “Orës së madhe” mitologjike të Gazimestanit, më 28 qershor 1989, me ç’rast kryekrimineli i Ballkanit, Slobodan Milosheviq, i bekuar nga politika klerike e Kishës Ortodokse Serbe, duke përkujtuar 600-vjetorin e disfatës serbe në Betejen e Kosovës së vitit 1389, u shpalli luftë të re shfarosëse të gjithë shqiptarëve në Kosovë. Mirëpo, dhjetë vjet më pas, pikërisht më 24 mars 1999, lufta gjenocidale njënacionale e Serbisë së Slobodan Milosheviqit, pësoi të njëjtën disfatë sikurse në Betejën e Kosovës nga lufta çlirimtare kombëtare e UÇK-së dhe e trupave ushtarake e Aleancës së Atlantikut Verior-NATO-s), Serbia+Mali i Zi, të favorizuara nga qarqe të caktuara të politikës ndërkombëtare proevropiane, sërish kanë filluar të shkaktojnë tendosje (provokime konvencionale dhe jokonvencionale) në rrafshin e konfliktiteve ndëretnike dhe territoriale. Një gjendje e këtillë, posaçërisht e karakterizon Kosovën dhe pjesët e saj lindore. Së dyti, (duke u shtirur në rolin e viktimës) Unioni i Serbisë dhe i Malit të Zi (përveç armatimeve dhe arsenalit vendor dhe të importuar nga Rusia, posaçërisht aeroplanë luftarakë supersonikë “Mig29M”, ‘SHU-27”, “TU-25”) kanë pranuar ofertën që të importojnë kontingjente të reja armatimesh edhe nga Shtetet e Bashkuara. Po qe se një imperativ i këtillë, do të konkretizohej në praktikë, sipas parashikimeve të deklaruara të zyrtarëve amerikanë, si rezultat i livrimit të armëve dhe të pajisjeve të tjera ushtarake SMZ-së, s’ka dyshim se brenda një kohe shumë të shkurtër, do të vinte në shprehje dëshira megalomane e serbëve dhe e malazezëve, që shtetin e tyre të përbashkët ta rikthejnë në një “superfuqi ushtarake-raketore” në Ballkan, ashtu siç kanë ëndërruar edhe pesëdhjetë vitet e shkuara në sistemin jugosllav, si kundërpeshë parësore shqiptarëve dhe e Shqipërisë Etnike.

Serbia ka nevojë për ndihmë ekonomike dhe zhvillim, e jo për modernizim ushtarak për t’i sunduar shqiptarët në Ballkan(!)

Dekada e fundme e shekullit XX, ka provuar se konfliktet e armatosura dhe agresionet e përgjakshme, të zhvilluara në hapësirat e ish-Jugosllavisë scialiste, se shkaktar dhe pasojë kryesore e tyre ka qenë militarizimi i skajshëm i Serbisë dhe i malit të Zi, shtete këto, të cialt nën flamurin e nacionalshovinzimit dhe të hegjemonizmit tradicional serbomadh, edhe shkaktuan me qindra e mijëra viktima në njerëz në Koraci, në Bosnjë dhe në Kosovë, vetëm pse ato nuk ishin në gjendje të vetëmbroheshin, duke e përballuar terrorin gjenocid serb,sepse nuk posedonin as një të dhjetën e armëve dhe të armative të përgjithshme, që i kishte në “trashëgim” Serbia dhe Mali i Zi nga rezervat dhe buxheti i dikurshëm ushtarak i përbashkët, të cilat dyzet vjet rresht ishin prodhuar, depozituar dhe destinuar për vatrat e krizave të luftës në Lindjen e Afërt dhe të Mesme, e jo për vrasjen dhe për spastrimet etnike të kroatëve, të boshnjakëve dhe të shqiptarëve nga vatrat e tyre stërgjyshore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Putini po ‘rrëmben’ aeroplanët irlandezë me ligjin e ri që bllokon avionët e huaj në Rusi

Story i radhës

Zëvendësministri Rexhepi hapi Forumin e biznesit mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Çeke

Të fundit nga