Pse po ngec Vettingu, kujt dhe kush po e pengon

Tranzicioni është një fazë e përkohshme kalimtare, karakteristike për shtetet e dalura nga lufta, nga përmbysja e një regjimi dektatorial apo ndryshimit të një sistemi, që shërben për organizimin, strukturimin dhe vendosjen e institucioneve të reja që çojnë drejt sëndërtimit të një shteteti demokratik ku sundon ligji dhe e drejta.

Por pse zgjatë kaq shumë tranzicioni në Kosovës ?!

Kjo varet nga serioziteti i klasës politike që ka obligim dhe përgjegjësi t’i ecë proçeset përpara. Mirëpo elita e gjertanishme politike e Kosovës e ka akomoduar veten mirë në këtë tranziocion, sepse duke u bërë pjesë e korrupcionit dhe krimit të organizuar, kanë bërë përfitime të mëdha, prandaj nuk është e interesuar të ndërtojë shtetin e të së drejtës, madje këta bëjnë ç’mos që ky tranzicion të zgjatë sa më shumë, duke e shëndrruar Kosovën në një Republikë të kriminalizuar e jo Republikë demokratike.

Mënyra më e mirë dhe e domosdoshme për daljen nga tranzicioni është organizimi dhe zbatimi i proçesit të Veting-ut.

Vetingu është një lloj skanimi i integritetit të një personi ku kontrollohen aftësitë profesionale, pasuria, personaliteti dhe ndonjë faktor tjetër që është në interes të këtij proçesi. Të gjithë ata persona që nuk i plotësojnë këto kritere, largohen nga vendet e tyre të punës.

Kush mund të jet pjesë e Vetingut ?

Vetingu në Kosovë së pari duhet të fillojë në drejtësi, respektivisht në gjyqësi, prokurori dhe polici. Me përmbylljen e këtij proçesi në këto institucione do të bëhet pastrimi i tyre duke nxjerrë jashtë gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtarët e policisë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar. Pas pastrimit të sistemit të drejtësisë, vetingut duhet t’i nënshtrohen politikanët, zyrtarët e lartë, Bordet e kompanive publike dhe shumë institucione tjera.

Kush i frikohet Vetingut ?

Të gjithë ata që abuzuan me pozitat zyrtare, që ishin dhe janë pjesë e korrupcionit, nepotizmit dhe krimit të organizuar, mafia urbane, afera « Pronto », afera « Toka » dhe shumë të tjera, ata që nuk do të mund t’a justifikojnë pasurinë dhe që dikur mendohej se ishin të paprekshëm dhe të fortit, do të kalojnë nëpër proçesin e Vetingut.

Sepse, nëse analizohet pasuria e klasës politike dhe familiarëve të tyre që nga viti 1998 e këndej, shumë lehtë mund të konstatohet se ata nuk mund t’a arsyetojnë pasurinë e tyre shumë milionshe, që e kanë arritur duke plaçkitur pasuritë e popullit. Vlenë të theksohet se pjesa dërmuese e politikanëve të Kosovës, punësimin e tyre të parë e kanë patur pikërisht politikën. Po ashtu paralelisht me politikanët në mënyrë të pajustufikuar janë pasuruar edhe gjyqtarët, prokurorët, zyrtarë të policisë e tj.

Kush e pengon Vetingun !?

Vetingun e pengojnë, jo vetëm ata që janë të inkriminuar, ata që do t’i humbin privilegjet, por edhe ata që do t’ju konfiskohet pasuria e paligjshme dhe që do të dënohen për keqpërdorimet.

Ku është tani Vetingu !?

Ministria e Drejtësisë e Qeverisë Kurti, pas konsultimeve me Ambasadat e shteteve Perëndimore në Kosovë, që hasi në përkrahje dhe premtuan ndihma, formoi Grupin Punues prej 10 anëtarëve, nga ekspert juridik të dalluar dhe të pavarur dhe nga përfaqësues të shoqërisë civile që e përcjellin dhe mbikqyrin punën në drejtësi, për të përgatitur një Raporti lidhur me fisibilitetin e problemeve në drejtësisë.

Grupi Punues përgatiti një Raport me ç’rast konstatoi se Kosova është shtet i kapur dhe skajshmërisht i politizuar, se ka probleme me llogaridhënjen, pandëshkueshmërinë, korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Fatkeqësisht, Ministria e Drejtësisë e Qeverisë Hoti, në vend që t’a çojë t’e para këtë proçes, ajo në Grupin punues futi edhe 10 anëtarë tjerë që janë pjesë e prokurorisë dhe gjyqësorit, duke krijuar konflik interesi, sepse ata do të jenë të parët që do t’a kalojnë Vetingun.

Si po shifet, Qeveria aktuale nuk është e interesuar për Vetingun, prandaj është mase e domosdoshme që sa më shpejtë të organizohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sepse vetëm një Parlament dhe Qeveri legjitime mund të zbatohen të gjitha proçeset duke përfshirë edhe Vetingun.

Kosova duhet patur kujdes gjatë përgatirjes, organizimit dhe implemetimit të Vetingut që mos t’a bëjë gabimin e Shqipërisë, sepse atje u përjashtuan aq shumë prokurorë dhe gjyqtarë, saqë mbeten pa Këshillin e Lartë të Drejtësisë, pa Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe pa Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, që janë tre insitucionet më të larta dhe më të rëndësishme të drejtësisë, që e vështirësuan funksionimin dhe mbajtjen e ekuilibrit institucional të shtetit duke ia hapur rrugën abuzimeve masive të Qeverisë e përfshirë në korrupcion dhe krim të organizuar. Madje ka tre vite Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese, që u bë qëllimisht nga Qeveria aktuele, për të mos mundur të ankimohen vendimet antiligjore dhe antikushtetuese të kësaj Qeverie.

Prandaj vetëm kur të zbatohet Vetingu duke pastruar zyrtarët e policisë, prokurorisë, gjyqësorit, politikanët dhe zyrtarët e lartë nga korrupcioni dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar, mund të kemi një drejtësi të pastër, të pashantazhuar dhe të pakorruptuar, një mirëqeverisje dhe shtet ku sundon ligji dhe e drejta, me çka edhe do të kthehej besimi i qytetarëve te shteti.

E vetmja mundësi për pastrimin e institucioneve shtetërore nga korrupcioni dhe krimi i organizuar të profilit të lartë është proçesi i Vetingut duke sjellë në pushtet një klasë të pastër politike e cila do të mund të përtballet me sfidat serioze që e presin Kosovën.

Së fundi, për të qenë i suksesshëm ky proçes, paralelisht Prokurorisë ekzistuese Speciale të Kosovës në Prishtinë duhet të formohet edhe Gjykata Speciale që do të merret me korrupsionin dhe krimin e organizuar të profilit të lartë.

Ngjarja paraprake

Lideri i VMRO-DPMNE-së Mickoski u takua me ambasadoren britanike Gallouej

Ngjarja e ardhëshme

Restoranti Nacional dhe ndërtesa e LSM-së nesër pa ujë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian