Pse nuk testohen masivisht mësuesit? Ja si përgjigjet Ministrja e Financave

Anila Denaj, Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, ka shpjeguar pse qeveria nuk aplikon testimin masiv tek mësuesit.

E ftuar në emisionin “Real Story”, sipas ministres qeveria para fillimit të shkollës ka flokuar fonde në çdo bashki të vendit në mënyrë që të merren masa mbrojtëse, duke theksuar se parandalimi i infeksioneve është gjëja më e mirë.

Pyetjes se përse qeveria nuk e parashikon testim masiv, kur mësuesit janë më të rrezikuarit pas mjekëve, ministrja i është përgjigjur:

‘Kostoja për të gjitha mjetet mbrojtëse në shkolla, kur filloi shkolla në 14 shtator, pati një efekt për 10 milion dollarë. Kjo kosto u kalua në pushtetin vendor, duke i dhënë një pjesë nga pushteti qendror dhe një pjesë nga ai vendor. Kështu nevoja që do kishin shkollat do të ishte efektive. Nëse shtimi i numrit të testimeve është një strategji fituese unë do thosha nga të gjitha debatet teknike që janë bërë nga zyrtarët e shëndetësisë, ku unë jam dëgjuese nuk është efektive. Ne duhet ti besojmë ekspertëve. Nëse në ndërrimin e turneve të mësuesve dhe këto para që u alokuan në bashki merren të gjitha masat mbrojtëse, ata do ishin të mbrojtur. Nuk them se nëse ne rrisim numrin e testimeve të mjekët është e gabuar, por parandalimi është strategjia më e mirë. Kjo gjë shërben edhe për mësuesit’, ka përfunduar Denaj.

Ngjarja paraprake

Dorëheqjet e infermierëve, Filipçe: Lodhja sjell zënka, nuk do të lejoj të largohen

Ngjarja e ardhëshme

8 shenja që tregojnë se jeni të lodhur nga puna

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian