‘Pse nuk jeni martuar asnjëherë?’ Spartak Ngjela vendoset në siklet nga pyetjet e fëmijëve

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Në kurthin e Piter Pan” ishte avokat Spartak Ngjela. Në fillim të mbrëmjes ai u shpreh se e kishte pranuar me kënaqësi ftesën. Mirëpo, të jesh përballë fëmijëve nuk është aspak e thjeshtë dhe sigurisht që edhe për Ngjelën pati momente të sikletshme.

Një prej pyetjeve të fëmijëve ishte se pse avokati zgjodhi të mos martohej. Ai jo vetëm që dha një përgjigje të sinqertë, por u dha edhe një këshillë fëmijëve.

“Më dukej vetja me i lirë të mos e bëja. Doja lirinë time dhe anova nga liria, jo nga familja. Por ju mos merrni shembull”, -tha Ngjela.

Ai ua shpjegoi fëmijëve martesën me disa fjalë të thjeshta:

“Martesa është për të krijuar pasardhësit dhe për të pasur një grua me të cilën do bashkëpunosh në jetë”, -përfundoi avokati.

Ngjarja paraprake

Dhurata 'gjigante' e ditëlindjes për Lady Gaga-n, nga i dashuri i saj

Ngjarja e ardhëshme

Mot i ngrohtë deri në fundjavë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian