pse nuk je ne liste rudina hajdari i kerkova berishes qe te mos jete kandidat per kryeminister 67d32b0151b09

Pse nuk je në listë?/ Rudina Hajdari: I kërkova Berishës që të mos jetë kandidat për kryeministër

March 13, 2025
1 minut lexim

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, ka reaguar në lidhje me mungesën e saj në listat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. A

jo shpjegoi në një postim në Facebook se nuk është përfshirë në listë sepse kishte kërkuar që Sali Berisha të bënte një hap pas dhe të mos ishte kandidat për kryeministër, duke i hapur rrugë një ekipi të ri dhe të pastër nga korrupsioni për të krijuar një kontrast me qeverinë e Edi Ramës.

Hajdari theksoi se gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit Kombëtar të PD-së kishte propozuar që partia të zgjedhë një ekip të ri për të arritur fitore në zgjedhje, por pasi kjo kërkesë nuk u mor parasysh, ajo vendosi të mos kandidojë. Megjithatë, ajo uroi kolegët dhe shprehu mbështetje për PD-në, duke theksuar se do të vazhdojë të kontribuojë, pavarësisht dallimeve me disa vendime të partisë.

Postimi i Rudina Hajdarit:

“Doja thjesht t’u përgjigjesha demokratëve që më kanë shkruar për të pyetur pse emri im nuk figuron në listat e PD-së.

Nuk kam kërkuar të jem pjesë e tyre këtë herë, sepse e kam shprehur qartë në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar, ku mora pjesë, se për të fituar, PD-ja duhet të zgjedhë një ekip të ri, të pakonsumuar dhe të papërlyer për korrupsion, që të krijojë një kontrast të fortë me qeverinë e Edi Ramës.

Gjithashtu në atë mbledhje kam theksuar se kryetari aktual duhet të bënte një hap pas për t’i hapur rrugë një kandidature tjetër për kryeministër.

Meqenëse kjo nuk u mor parasysh, vendosa të mos kërkoj të jem pjesë e kësaj liste. Gjithsesi, u uroj fitore kolegëve dhe shpresoj që të arrijnë rezultatin më të mirë të mundshëm.

Unë do të vazhdoj të jap kontributin tim dhe të mbështes Partinë Demokratike dhe demokratët, pavarësisht se nuk bie dakord me disa vendime”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

per shkak te iftarit nxenesit e dy shkollave te mesme ne tetove ikin nga mesimi 67d325a0c8c99
Story i mëparshëm

Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi

gjykata speciale deri me tani ua lejoi vetem 13 vizita te akuzuarve 67d334a2731df
Story i radhës

Gjykata Speciale deri më tani ua lejoi vetëm 13 vizita të akuzuarve

Të fundit nga

ShkoLartë