Pse në Prishtinë u vonua dezinsektimi?

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, ka thënë se për shkak të ndryshimeve atmosferike dezinsektimi në këtë komunë ka filluar me 10 ditë vonesë, por sipas tij, brenda kufijve epidemiologjik të kohës.

Gashi  u shpreh se me kontratën e re është parashikuar të zgjerohet kilometrat katrorë, që do të përfshirë edhe fshatra të tjerë të kryeqytetit.

‘’Realisht jemi pak vonë, 10 ditë, edhe pse nuk kemi marrë kritika kësaj here. Por jemi brenda kufijve epidemiologjik të kohës. Si rezultat i ndryshimeve atmosferike, meqë koha nuk ka qenë stabile, është dashur të fillojmë me dezinsektim më vonë. Me këtë kontratën e re për tre vite kemi zgjeruar kilometrat katrorë, me disa fshatra që do të jenë pjesë e dezinsektimit e që nuk kanë qenë në të kaluarën. Do të flasim me banorët e këtyre të fshatrave nëse do të pranojnë dezinsektimin, pasi shumica kanë bletë të shumtë. Ne jemi në pritje të një përgjigje nga banorët e disa prej fshatrave, përveç Mramurit, që ka lëshuar përgjigje pozitive. Nuk kemi marrë rekomandim nga IKSHPK-ja për dezinsektimin e rriqrave, pasi sipas tyre, nuk paraqesin rrezik për qytetarët. Dezinsektimi do të bëhet në gjashtë faza, por kemi kapacitet që të kemi një ose dy faza shtesë’’, shtoi ai .

Ndërkohë, sa i përket vaksinimit për COVID-19, Gashi ka thënë se vaksinimi në Prishtinë është përgjegjësi e nivelit qendror, siç ka vendosur sipas tij, Institucioni Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

‘’Niveli qendror punon me vaksinimin, meqë është në kryeqytet, ashtu siç ka thënë IKSHPK-ja. Kemi ekip brenda tyre, por kontrollin e bën niveli qendror. Ne kemi pasur kapacitet ta kontrollojmë edhe vet, por nuk ka qenë vendimi në dorën tonë’’, deklaroi Gashi.

Ngjarja paraprake

Dënohet me tre vjet burgim punëtori i aeroportit në Egjipt, fotografonte fshehtë gratë pasagjere

Ngjarja e ardhëshme

Kapet një sasi e konsiderueshme paundësh në Portin e Durrësit,ja ku u gjetën paratë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian