Pse Kylie Jenner dhe Kylie Minogue kanë përfunduar në gjykatë?

Dy vite më parë, Kylie Minogue hyri në një betejë ligjore me motrën më të vogël të familjes Kardashian-Jenner, Kylie Jenner, për emrin e saj. Kylie Jenner donte të regjistronte emrin “Kylie” si markë për kompanitë e saj në industrinë e modës dhe bukurisë në vitin 2014, por u pengua nga këngëtarja. Kërkesa e Jenner u refuzua nga Zyra e Patentave dhe Markave pasi ndërhyri ekipi ligjor i Minogue.

Gjatë një interviste të fundit në “Watch What Happens Live” me Andy Cohen, Minogue komentoi se si shkoi beteja ligjore.

“Kur më quajtën Kylie… mendoj se kam njohur vetëm një person më të vjetër se unë që quhej Kylie, por ishte diçka e pazakontë. Ishte thjesht biznes, pa dyshim. Unë e kam kaluar gjithë jetën time duke ndërtuar dhe mbrojtur markën time, kështu që ishte diçka që duhej bërë. Por më lejoni të them vetëm se arritëm në një marrëveshje.”

Andy Cohen më pas e pyeti atë nëse iu desh të telefonote Kris Jenner, ndërsa Minogue iu përgjigj:

“Jo, por do të doja t’i takoja”.

Në atë kohë, përfaqësuesit e Minogue pohuan se ajo ishte një artiste e njohur ndërkombëtarisht, humanitare dhe aktiviste e kancerit të gjirit. Emri i saj dhe kylie.com u regjistruan në vitin 1996. Lufta ligjore u zbulua nga avokatët e këngëtares, të cilët e klasifikuan Jenner si një personazh dytësor të realitetit televiziv.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Granit Xhaka ngacmon me deklaratë Ronaldon! Selektori i Zvicrës, tregon se ka a po jo probleme me Granitin!

Story i radhës

​Ministri gjerman i Financave: Nuk ka më rezerva në buxhet

Të fundit nga

Drita i shkon Malishevës

Në fundjavë rikthehet Superliga, vëmendja në Malishevë Këtë fundjavë do të rikthehet Superliga e Kosovës në