Pse gjykohen mjekët kaq shumë? Kjo histori do t’ju bëjë të reflektoni gjatë

“I keni parë ndonjëherë sytë e një personi që ndërron jetë? E keni dëgjuar ndonjëherë ulërimën e ndonjëgruaje pranë shtratit të bashkëshortit, kur e kupton se ai po largohet nga kjo botë? Keni provuar ndonjëherë t’i jepni kurajo një nëne mosbesuese që nuk e lëshon për asnjë moment dorën e fëmijës së saj të sëmurë, pas njëaksidenti me makinë? 

Nëse nuk e keni parë apo bërë diçka të tillë, atëherë mos na gjykoni neve, mjekëve dhe infermierëve nëse kur kthehemi në shtëpi, nuk duam të flasim me asnjë person. Mos na kritikoni nëse ndonjëherë ju dukemi apatikë, apo ju duket sikur bezdisemi nga ankesat tuaja. Mos na mbani mëri nëse nuk i përgjigjemi ndonjëmesazhi që na dërgoni, apo nëse nuk i japim rëndësi diçkaje që për ju duket tepër e rëndësishme. 

Kur sheh gjënë më të keqe, ke një këndvështrim ndryshe për jetën. Ndihesh bosh, por kjo nuk do të thotëse nuk ke zemër, përkundrazi, e ke që çke me të. E përdor në punë, e shfrytëzon në maksimum, ndonjëherë edhe e lëndërmjet 4 mureve të një pavioni që të zbraz shpirtërisht, në përpjekje për t’i dhënëshpresa atyre që kanë vërtet nevojë. Me shpresën se një ditë do të kthehet gjithçka mbrapsht, ndoshta mëtepër nga sa ke dhënë”. – Matteo Lucio Maiolo, “Angeli Chiamati OSS”

Ndonjëherë ne tregohemi tepër të padrejtë në gjykimin që u bëjmë mjekëve. Kohët e fundit imazhi i tyre ështënjollosur aq sa për shumë persona, fjala mjek nënkupton një njeri të vrazhdë, pa ndjenja e tëkorruptuar. Nuk është aspak e vërtetë. Janë heronjtë tanë dhe kjo jo vetëm sepse pandemia nxori më tepër në pah rëndësinë e tyre në shoqëri, por sepse pa ta nuk do të kishte shoqëri. 

Të përballur përditë me situata midis jetës e vdekjes, me vetë vdekjen, me vuajtjet dhe dhimbjet e familjarëve për rastet e rënda, sigurisht që mjekët konsumohen shpirtërisht. Një pjesë të madhe të ditës ata e kalojnëspitaleve, në shërbimin tonë, me përkushtimin e tyre maksimal. E në fund të ditës, sigurisht qënuk kanë durim apo nerva të merren me probleme më të vogla, të cilat normalisht për dikë tjetër mund tëduken të mëdha. Ama në krahasim me situatat jetë-vdekje, janë të vogla. Dhe nuk mund ta gjykosh për tëkorruptuar dikë që nuk ka dalë të kërkojë lekë. Ne harrojmë se jemi ne që këmbëngulim t’u lëmë kafe, dhe kur nuk na e pranojnë, mendojmë se do na trajtojnë keq. Ne u japim kafe apo rryshfete për të pasur më tepër vëmendje prej tyre. Kjo është arsyeja e vërtetë dhe ky veprim kurrsesi nuk e bën një mjek të korruptuar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rusia thotë se negociatat me Ukrainën janë në rrugë të duhur

Story i radhës

Ferizaj kërkon përkrahjen e tifozëve 

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish