pse eshte e veshtire te prodhohet nje veture elektrike sportive 67928377c4400

Pse është e vështirë të prodhohet një veturë elektrike sportive?

January 23, 2025
1 minut lexim

Në një intervistë me revistën britanike Auto Express, Toshihiro Akiwa, njeriu përgjegjës për zhvillimin e veturave elektrike të Honda, shpjegoi pse zhvillimi i një makine elektrike të denjë për simbolin Type R është një proces kompleks.

Jeni pak a shumë të njohur me gjithçka, por është mirë ta dëgjoni nga goja e një personi që zhvillon vetura.

“Sigurisht, ne nuk jemi dorëzuar, por nuk ka të bëjë vetëm me fuqinë, ka të bëjë me zërin, dridhjet, përshpejtimin dhe përvojën që merrni (me atletët e benzinës, red.). Këto janë kënaqësitë e vozitjes”, deklaroi ai.

Pavarësisht këtyre përpjekjeve, Honda është e vendosur të prezantojë një makinë sportive elektrike deri në fund të dekadës.

Divizioni luksoz i Acura ka premtuar tashmë të rikthejë gjeneratën e tretë NSX si një makinë elektrike më së voni deri në vitin 2028. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

elbasani ia hedh vetem me gjobe per incidentet ndaj dinamos tiranes i lihet 30 dite afat 679282862e170
Story i mëparshëm

Elbasani ia hedh vetëm me gjobë për incidentet ndaj Dinamos, Tiranës i lihet 30 ditë afat!

india e hapur per riatdhesimin e shtetasve te saj pa dokumente ne shba 6792860d63569
Story i radhës

India e hapur për riatdhesimin e shtetasve të saj pa dokumente në SHBA

Të fundit nga

ShkoLartë