Pse Edi Rama dhe shumë socialist në Tiranë, ushqejnë kaq shumë miqësi, simpati dhe dashamirësi ndaj serbëve dhe Serbisë fashiste…!?

Kur në vitin 1943, ende pa përfunduar Lufta e Dytë Botërore (LDB) Brigada e 3-të e ushtrisë LNÇ të Shqipërisë hyri në Kosovë nën komandën e Shefqet Pecit, me të cilën kishte ardhur edhe Ramiz Alia, bashkëpunëtori më i ngushtë i Enver Hoxhës, si komisar politik i partisë komuniste, me qëllim për t’iu dalur gjoja në ndihmë brigadave partizane serbo-shqiptare në Kosovë në luftën kundër gjermanëve, në fakt për t’I eliminuar, siç i quanin ata, mercenarët shqiptar bashkëpunëtorë të “Nazifashizmit” në krye me Xhafer Devën, fshatarët e thjesht shqiptar të Kosovës u kishin thënë hapur partizanëve nga Shqipëria, “Kthehuni në Shqipëri, mos i ndihmoni komunistët dhe partizanët jugosllav, sepse ju nuk i njihni se kush janë serbët..”, dhe si përgjigje kishin marrë; “mbyllni gojën e kokëderra, sepse ne serbët i kemi vëllezër andaj kemi ardhur t’iu ndihmojmë..”..!?

Është kjo pjesë e gjatë dhe e dhimbshme e historisë  dhe tragjedive tona kombëtare në Kosovë gjatë dhe pas  LDB-re, po ashtu edhe raport me ideologjinë komuniste jugosllave, si dhe veprimet “pro” dhe “kundër” Bllokut lindor komunist rus, gjegjësisht atij perëndimorë-demokratik, kur dihet fakti historik, se kombi shqiptar vetëm njëherë në histori ishte i bashkuar, dhe atë për katër vitet e LDB-re, siç dihet me pëlqimin e A. Hitlerit, dhe kurrë më deri më sot, gjë që kjo periudhë historike kërkon akoma shqyrtim dhe analiza shtesë.

Por t’i kthehemi temës së këtij shkrimi, dhe ajo është çështja kyçe në të cilën historianët shqiptar duhet të japin përgjigje; cilat janë motivet, ideologjitë, shkaqet, arsyet, interesat dhe pikëpamjet tek shumica e politikanëve shqiptarë në Tiranë, madje edhe që nga koha e mbretit Zog, tek Enver Hoxha e dert tek Edi Rama i sotëm, të cilat “vlera” paskan ndikuar që Tirana zyrtare gjithnjë të ketë dhe mbanë qëndrime gati plotësisht të ndryshme nga ato të politikanëve shqiptarë nga Kosova, kur bëhet fjalë për politikat antishqiptare të Serbisë ndaj Kosovës.

Pra, politika dhe qëndrimet e zyrtarëve shqiptar në Tiranë kanë vazhduar të jenë krejtësisht të ndryshme me ato të politikanëve kosovarë, siç në quajnë në Shqipëri, dhe ç’ është këtu më e keqja, gjithmonë qëndrimet “pro” serbe të politikanëve shqiptar në Tiranë kanë qenë të bashkë-dyzuara me simpati, miqësi të ngrohtë e deri në vëllazëri. Mjafton që ta marrim shembull Edi Ramën, politikanin dhe kryeministrin aktual të Shqipërisë, i cili edhe para se të bëhet kryeministër, pra qëkur ishte krye-bashkiak i Tiranës, ushqente shumë simpati, afri, miqësi dhe respekt të veçantë ndaj serbëve dhe Beogradit, madje nuk denjojë as me ia dhuruar çelësin e bashkisë së Tiranës, këngëtarit kriminel serb, Goran Bregoviçit, i cili ushtrisë kriminale serbe në Bosnje dhe Kosovë u ka kënduar në vijën e partë të frontit atë këngën plotë me porosi vrastare, me titull, “Jurish Kraishnici” (përpara heronj-trima) duke i trimëruar dhe dhënë moral luftarak që të vrasin sa më shumë Boshnjakë “xhihadist” në Bosnjë dhe sa më shumë shqiptarë “terrorist” në Kosovë. Duke mos i harruar këtu as qëndrimet e E. Ramës kundruall dakordimit bashkë me A. Vuçiqin dhe H. Thaçin për ndarjen e Kosovës, si dhe qëndrimin e tij të njëjtë me kriminelin Vuçiq për formimin e Mini-shengenit, për ta eliminuar pavarësinë e Kosovën duke mos e ftuar fare Kosovën në këtë iniciativë serbe në Novi Sad, fund e krye, në dëm të Kosovës dhe interesave të kombit shqiptar në Ballkan..!?

Pra, ajo që është dhe gjithnjë mbetet çështje enigmatike dhe e pakuptueshme deri më sot, sidomos qëndrimi në unison i politikanëve socialist në shtetin tonë amë, se nga e kanë gjenezën, burimin dhe motivin të gjithë këto simpati, miqësi dhe dashamirësi e tyre ndaj serbëve dhe Serbisë fashiste dhe kriminale, e cila që dy shekuj e më shumë ka bërë luftëra shfarosëse ndaj kombit shqiptar, në veçanti ndaj Kosovës martire. Nga e marrin gjithë këtë ushqim, gjithë këtë shpirt dhe ndjenë paqësore, këtë dashuri finoke ndaj pjesëtarëve të një populli të kriminalizuar siç janë serbët, duke i shkelur rënd ndjenjat, shpirtin, gjakun dhe 240 varreza masive në Kosovë të 13 mijë kosovarëve të vrarë dhe masakruar, të cilët u sakrifikuan në luftën e fundit, jo vetëm për lirinë e Kosovës, por edhe për lirinë dhe sigurinë e Shqipërisë amë. Ngase, dihet historikisht se Kosova ka qenë mburojë kreshnike për sovranitetin dhe integritetin territorial të Shqipërisë londineze nga sulmet barbare të regjimeve të Serbisë për ta pushtuar atë deri në Durrës për të dalë në detin Adriatik..!?

Image

Mos i harroni masakrat e serbëve në Kosovë dhe 13 mijë shqiptarë të vraraë dhe masakruar, ju vëllëzerit tanë në Shqipëri..!

Pra, si kanë mundur dhe si munden edhe sot shumë politikanë dhe udhëheqës shtetëror në Tiranë që ta anashkalojnë me kaq arrogancë faktorin politik dhe nacional shqiptar në Prishtinë, qeverinë e Kosovës, duke bërë miqësi dhe raporte kaq miqësore me Beogradin zyrtar, duke mos i kërkuar, së paku njëherë, A. Vuçiqit në takimet e tij të shumta me të, që t’iu kërkoj falje Kosovës dhe familjeve të 13 mijë shqiptarëve të vrarë dhe masakruar nga soldateska kriminale e Serbisë për krimet monstruoze, masakrat dhe gjenocidin e bërë në Kosovë, që nga vitet 1844 e deri me 10 qershor 1999.

Duke mos kërkuar nga zyrtarët e Serbisë që Kosovës t’ia paguajnë reparacionet e luftës, që t’ia kthejë eshtrat e mbi 1700 shqiptarëve të masakruar dhe të groposur në 16 varreza masive në Serbi, etj., etj., gjëra të cilat nuk mund t’i kuptojë asnjë shqiptar i thjesht dhe as intelektual, kur tërë Evropa dhe bota e dinë se çfarë tragjedive makabre regjimet kriminale të Serbia ia kanë bërë Kosovës dhe kombit shqiptar, deri sa fuqitë e mëdha u binden se duhet bombarduar këtë shtet gjenocidal, si edhe e bënë me sulmet e NATOs, duke e ndëshkuar dhe detyruar ushtrinë dhe policinë e Serbisë që të tërhiqet përfundimisht nga Kosova..!

Kur të merren parasysh gjitha këto krime të serbëve të cilat i kanë kryer ndaj shqiptarëve në Ballkan vetëm brenda 200 viteve të fundit, e që e tejkalon shifrën prej 2 milion shqiptarë të vrarë, të dëbuar dhe të masakruar, pa asnjë dilemë, shtrohet pyetja; se ku e gjen alibinë dhe motivin Edi Rama bashkë me shumë shokë të tij socialist  në Tirana, që të kenë ndjenja kaq miqësore dhe dashamirësie ndaj një shteti dhe populli i cili kombit shqiptar i ka sjellë aq shumë dëme, shkatërrime, gjak e vaje, luftëra e dhimbje, tmerre dhe terror sistematik shtetëror, masakra dhe varre masive, e që ndaj gjithë kësaj politike fashiste dhe hegjemoniste të mos reflektojnë, së paku në nivel të ndjenjave dhe lëndimeve shpirtërore që bartin në shpirtin e tyre çdo nënë shqiptare në Kosovë, çdo vajzë, djalë, baba, prind, motër, vëlla, ish luftëtar, hero dhe mijëra jetimë për humbjen e më të dashurve të tyre..!?

Megjithatë, siç e tha G. Galileu; “E-pur si-mouve…”, toka vazhdon të sillet..!!

Ngjarja paraprake

Kaos te skuadra shqiptare/ Largohen trajneri dhe ndihmësi i tij, kapiteni sqaron të vërtetën

Ngjarja e ardhëshme

Më të mirë në shtrat të huajt apo shqiptarët? Flet Soni Malaj

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian