Pse do të duhej të shtyheshin zgjedhjet lokale?

Arsyet janë të shumta, por njëra ndër arsyet kryesore të cilën do të duhej ta respektonin të gjitha subjektet politike pa përjashtim, është rekomandimi i ISHPK-së, që zgjedhjet të mos mbaheshin për shkak të gjendjes së rëndë pandemike.

Megjithatë, subjektet politike vendosën të mos e zbatonin vendimin e ISHPK-së, edhe pse shëndeti i popullatës mund të rrezikohej seriozisht nga mutacionet e Covid – 19, siç është trajta Delta dhe MU, përhapja e të cilëve ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë dhe për fat të keq nuk po kursen as moshat më të reja në radhët e qytetarëve tanë.

Si mund të vlerësohej ndryshe, përveçse dëshira shumë e madhe e subjekteve politike për të fituar sa më shumë komuna në këto zgjedhje lokale i ka nxituar të injorojnë rekomandimin e ISHPK-së, që mos të mbaheshin zgjedhjet lokale për shkak të situatës shqetësuese pandemike aktualisht në vendin tonë.

Përveç arsyeve tjera, mos shtyrja e zgjedhjeve lokale do t’i zhgënjejë subjektet politike me rezultate demoralizuese në këto zgjedhje lokale, nga dëshira për të fituar sa më shumë komuna, sepse pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje do të jetë shumë e vogël për shkak të pandemisë , sa që do t’i detyrojnë shumë subjekte politike të pranonin se shumë më me interes për to do të ishte shtyrja e zgjedhjeve lokale për një kohë më të përshtatshme, se sa mbajtja e tyre në këtë kohë kaq të rënduar pandemike.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Moti sot në Maqedoni i paqëndrueshëm

Ngjarja e ardhëshme

Делови од Скопје денеска и утре без струја

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian