pse djemte e ish presidentit rugova nuk kandiduan ne ldk pergjigjet gashi 6792d3491827b

Pse djemtë e ish-presidentit Rugova nuk kandiduan në LDK? – Përgjigjet Gashi

January 24, 2025
1 minut lexim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun është pyetur nga qytetarët se pse djemtë e ish-presidentit, Ibrahim Rugovës, Mendimi dhe Uka nuk janë përfshirë në listën e LDK-së për zgjedhjet e shkurtit.

Gashi ka thënë se kanë pasur pritshmëri që Ukë Rugova t’i bashkohet listës së LDK-së, mirëpo ka theksuar se nuk ka pasur vullnet personal.

“Nuk e di. Ka pasur pritshmëri se do të jetë Ukë Rugova kandidat për deputet, por nuk u kandidu si shkak i vullnetit personal, por mendoj që pjesëmarrja e dikujt prej familjes Rugova do të ishte nder për LDK-në”, ka thënë Gashi.

Megjithatë, Gashi ka theksuar se përfshirja e familjarëve të Rugovës do të ishte nder për LDK-në.

“Do të ishte nder dhe privilegj që t’i ketë në listën e LDK-së. Ata janë në mbështetje të LDK-së”, ka thënë Gashi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

o mashtrues noka sfidon klosin pas deklarates se tij socialisti i tregon mesazhin me thone qe ti je kot 6792c9e4a0f83
Story i mëparshëm

“O mashtrues”, Noka ‘sfidon’ Klosin pas deklaratës së tij, socialisti i tregon mesazhin: Më thonë që ti je kot

megzon visoka behet trajner i skuadres nga liga e pare 6792d70511665
Story i radhës

Megzon Visoka bëhet trajner i skuadrës nga Liga e Parë

Të fundit nga

Problemi është klauzola e frikshme

Kylian Mbappe është lojtar ëndrrash, por nuk është qendërsulmues. Kjo është kuptuar me kohë që në Paris, por francezi ende konceptohet si 9-sh në Madrid. Real Madrid padiskutim që e ka një plan
ShkoLartë