Pse Afërdita dhe Eliona sugjerojnë lindjen natyrale

Së fundmi modelja Afërdita Dreshaj dhe aktorja Eliona Pitarka u bënë nëna për herë të parë. Afërdita solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Sky Blue ndërsa Eliona u bë me një vajzë me emrin Gala.

Të dy vajzat e njohura sot kanë vendosur t’u kthejnë përgjigje ndjekësve në rrjete sociale dhe pyetjet e shumta rreth lindjes nuk kishin si të mungonin. Edhe Afërdita, edhe Eliona treguan se kanë lindur në mënyrë natyrale e madje ia u rekomandojnë të gjithë nënave.

“Lindje natyrale dhe nga eksperienca që kam pasur ua rekomandoj të gjitha nënave të kenë lindje natyrale. Normal nëse mund të jetë zgjedhja e tyre. Rikuperimi është shumë i shpejtë dhe është një eksperiencë që duhet çdokush ta përjetojë”-shkruan Afërdita.

Ndërkohë Eliona jep dhe më shumë detaje si sa orë zgjati dhe dhimbjet.
“Lindje natyrale pa epidural. As mamia ime nuk ma sugjeroi me epidural. Procesi i lindjes ka vështirësitë e veta, ama është ishte magjik. Kontraksionet zgjatën nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 12:25 kur lindi pupushja. Të them që nuk ishte e vështirë, gënjej! Por që është zgjedhja më e mirë, absolutisht që është! Jam dhe do jem vetëm për lindje natyrale, kur nuk është e domosdoshme e kundërta!”-shkruan Eliona.

  

Image
Image
Ngjarja paraprake

Turqi, arrestohen 7 terroristë të dyshuar të PKK në Stamboll

Ngjarja e ardhëshme

Materialet hetuese prej 3.000 faqesh, janë më shumë se shqetësim për realitetin në Kosovë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian