ps iu kundervu kushtetueses per xhackes xhixho zgjodhen te fshehin koken pas abstenimit 66e496e71a364

“PS iu kundërvu Kushtetueses për Xhaçkës”, Xhixho: Zgjodhën të fshehin kokën pas abstenimit

September 13, 2024
1 minut lexim

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho shkruan se qeveria kur është fjala që ligji të zbatohet edhe për ata si gjithë të tjerët zgjedhin që me vetëdije të shkelin Kushtetutën dhe t’i kundërvihen hapur e në mënyrë flagrante asaj.

Xhixho shton se Olta Xhaçka dhe interesat e saj korruptive të ushqyera nga prania e saj në qeveri jo rastësisht prevalojnë mbi autoritetin e Gjykatës Kushtetuese.

Xhixho: Edhe pse shumica parlamentare e Partisë Socialiste dhe Kryeministri i saj nuk lenë rast pa folur dhe pa u përgjëruar për zbatimin e ligjit dhe fundin e pandëshkueshmërisë, edhe pse ata mburren gjithkund se janë autorët e reformës në drejtësi dhe se falë tyre drejtësia e re po bën namin, kur është fjala që ligji të zbatohet edhe për ata si gjithë të tjerët zgjedhin që me vetëdije të shkelin Kushtetutën dhe t’i kundërvihen hapur e në mënyrë flagrante edhe organit të vetëm që garanton drejtësinë kushtetuese, Gjykatës Kushtetuese.

Olta Xhaçka dhe interesat e saj korruptive të ushqyera nga prania e saj në qeveri jo rastësisht prevalojnë mbi autoritetin e Gjykatës Kushtetuese, aq sa një tufë njerëzish mjeranë dhe pa fijen e integritetit zgjodhën të fshehin kokën pas kartonit të abstenimit dhe duke iu kundërvënë Gjykatës Kushtetuese.

Fakti është tashmë në sytë e të gjithëve, e vërteta është aty në sallën e Kuvendit, ku vota e turpit dhe e bashkautorësisë me investitorët strategjikë të qeverisë, bëhet bashkë me votën e klaneve korruptive e kriminale, perfaqësuesit e të cilëve nën emrin e deputetëve të popullit dëshmuan se e gjithë retorika e liderit të tyre suprem është vetëm mashtrim dhe kundërvënie ndaj Gjykatës Kushtetuese.

MARKETING

RENT A CAR

maliqi mos shkepni panike per lufte per efekte elektorale 66e493631f4d5
Story i mëparshëm

Maliqi: Mos shkepni panikë për luftë për efekte elektorale

shba sanksione te reja ndaj mediave shteterore ruse 66e49e2d5e01f
Story i radhës

SHBA, sanksione të reja ndaj mediave shtetërore ruse

Të fundit nga

​Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientit

18 prilli njihet si Dita evropiane për të Drejtat e Pacientit, ku në këtë ditë synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, që të formulohet dhe miratohet Karta e Pacientit. Dita
ShkoLartë