Prova e Demokracisë në ShBA, leksion për botën demokratike

A mund t’a cilësojmë se
ishte D.Trump;

-Njeriu i gabuar në
vendin e gabuar?

I mbetet historisë dhe
politikës amerikane t’a japin një pergjigjje të tillë!

D. Trump e vuri në
provë demokracinë e zhvillimit të një procesi zgjedhor në pikëpyetje.

Etiketën që i vuri
ShBA-së, duke u rrezikuar demokracia, në një kohë që të gjithë presin shtim të
saj, veshtirë se do të harrohet shpejt.

Dyshimet e ndërhyrjeve
të shërbimeve të huaja në ngjarjet e fundit mbeten sigurisht të investigohen,
ngase gjërat nuk shkuan ashtu si janë mësuar shoqëria amerikane por edhe ajo
botërore të shohin, ngase për një vend siç është Amerika ngjarje të tilla janë
të pazakonta, vetëm se të mendohen e lëre më të jenë realitet.

A do të jetë kjo
ngjarje një fillim i ndryshimit te ShBA-së, nga një shoqëri e përgjumur që ka
rreshqitur pa dijeninë e saj, drejt një shoqërie që do të hap sytë dhe të mos
lejojë më të ndodhin ngjarje të tilla që rrezikojnë demokracinë?

Sigurisht
që po!                                   

Bartja e përgjegjësisë
për ngjarjet e fundit do të tentohet të barten jashtë ShBA-së, por pasojat për
një veprim të tillë nga qytetarët amerikan, do mbesin dhe do t’i bartin vetë
ShBA-të si tërësi.

Një ndryshim sado i
vogël në ShBA, natyrisht se kanë inplikime edhe në politikat botërore, ngase
këto ndryshime orientojnë zhvillimet e trendit dhe kahjes së politikave nga
vendet me politika gjysmë të konsoliduara dhe atyre në zhvillim e sipër.

Aspiratat e vendeve për
t’u zhvilluar dhe aspiruar në organizata të ndryshme dhe për t’u bërë pjesë e
botës së modernizuar, si gjithnjë janë mbështetur nga vendi më superior dhe më
me influencë në botë, andaj ngjarjet e fundit me protestat që nuk ishin si
protesta të zakonshme që bëhen në ShBA, por ndërhyrje direkte në sistemin e
zhvilluar demokratik, jep mesazhin se durimi, vigjilenca dhe dëshmia e
realitetit janë thelbësore për një shoqëri me tipare dhe vlera demokratike që
është edhe synimi kryesor i një shoqërie që aspiron diqka të tillë.

Në fund pas çertifikimit
nga Kongresi Joe Biden do të jetë Presidenti i 46 për një mandat të plotë, dhe
një tranzicion i qetë i pushtetit nga Trump është
premtuar, edhe pse gjithmonë nga ai janë të pritshme edhe befasitë.

Autor: Skender Berisha

Ngjarja paraprake

Saktësimi i adresës? Shmangeni zyrën e Gjendjes Civile, ja si kryhet procedura online përmes “e-Albania”

Ngjarja e ardhëshme

‘Shiko kush luan” drejt fundit, Luana zbulon detajet e pathëna

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian