Protokollet janë në fuqi tashmë disa muaj, ndërsa OPH e përshëndeti miratimin e tyre – thonë nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse

Shkup, 5 tetor 2020 (MIA) – Komisioni për Sëmundje Ngjitëse është i befasuar nga sulmet dhe kualifikimet ndaj tij nga Oda e Pavarur e Hotelerisë duke pasur parasysh atë që Komisioni në përgatitjen e të gjithë protokolleve deri më tani në mënyrë aktive komunikoi me të gjithë faktorët, përfshirë edhe hotelierët. Protokollet janë në fuqi tashmë disa muaj dhe Oda deri më tani nuk kishte problem me të njëjtat, përkundrazi e përshëndeti dhe u pajtuan me miratimin e tyre, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Rekomandimet për masat e reja, siç thekson, tërësisht bazohen ndaj analizës së gjendjes epidemiologjike dhe anketave epidemiologjike nga të infektuarit e rinj me Kovid-19.

Transmisioni i virusit ndodh më së shumti ndërmjet qytetarëve të moshës prej 20 deri 40 vjet, ndërsa anketat epidemiologjike tregojnë se shkaku shpesh është mosrespektimi i masave për grupim ose vizitë të ngjarjeve dhe ahengjeve. Gjatë kësaj, masat e reja dhe ndryshimi i vogël i protokolleve absolutisht nuk e kufizojnë punën e objekteve hotelierike të cilët edhe deri më tani mund të punonin, por parandalojnë tubime dhe ngjarje më të mëdha, qëndron në kumtesë.

Në mënyrë shtesë, siç theksohet, në gjithë botën dhe në Evropë për momentin ka valë të vjeshtës ku në mesin e masave të para është mbyllje e tërësishme e bareve dhe restoranteve, ndërsa në shumë vende tashmë ka situata të reja të jashtëzakonshme.

Qëllimi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse është me masa më të buta, e jo përmes mbylljes së tërësishme të objekteve hotelierike të ulet rreziku për përhapjen e virusit, ndërsa industria të mund të punojë. Sinqerisht shpresojmë se do të kemi edhe më tutje bashkëpunim dhe mirëkuptim të suksesshëm për vendimet sepse ato janë vetëm në drejtim të mbrojtjes së shëndetit publik, thuhet në kumtesë.

Oda e Pavarura e Hotelierisë sot përmes një kumtese reagoi për miratimin e mbrëmshëm të masave më të reja të Qeverisë. Nuk na duhen protokolle të arnuara, vullnetarisht do t’i mbyllim objektet për dy javë, reagoi sot Oda e Pavarur e Hotelerisë. fc/

Ngjarja paraprake

Blero shfaqet i penduar teksa flet për zënkën që kishte me Noizyn: Ishte faji im

Ngjarja e ardhëshme

Reforma e arsimit në Kamenicë/ “Godet” analisti: VV-ja nuk dallon fare nga LDK-ja dhe PDK-ja

të fundit nga