Protestuesit izraelitë përleshen me policinë, kundërshtojnë vendimin që i ndalon protestat

Mijëra izraelitë kanë protestuar gjatë ditës së sotme për të kundërshtuar ligjin e ri të qeverisë, që synon t’i ndalojë tubimet dhe protestat, për shkak të koronavirusit.

Protestuesit dolën në rrugë tri ditë pasi Kuvendi i Izraelit aprovoi një dekret për të kufizuar tubimet e protestave, dhe protestuan ndaj Kryeministrit Benjamin Netanyahu, mbi menaxhimit të tij ndaj pandemisë dhe akuzat për korrupsion.

Vendimi i ri ua ndalon izraelitëve të mbajnë protesta në më shumë se 1 km nga shtëpitë e tyre, dhe të kenë distancë sociale, derisa kritikët këtë e kanë quajtur si ndalim i fjalës së lirë, shkruan Reuters.

Protestuesit e ditës së sotme ishin në grupe të vogla dhe të shpërndara në të gjithë vendin, megjithësi një turmë prej mijëra njerëzish, u mblodh në Tel Aviv. Një numër i vogël protestuesish u përlesh me policinë dhe tentoi ta bllokonte qytetin. Bëhet e ditur se 15 persona janë arrestuar.

Ngjarja paraprake

Roma triumfon me vështirësi ndaj Udineses

Ngjarja e ardhëshme

Ilir Hasani: Postimi për të pirë kafe në Prishtinë e kam thënë në bazë të argumenteve mjekësore dhe politike

të fundit nga