Protestë e VMRO-DPMNE-së në Shkup për kthimin e çmimit të energjisë elektrike

Shkup, 6 tetor tetor 2020 (MIA) – VMRO-DPMNE sonte organizoi protestë të re kundër shtrenjtimit të energjisë për 7,42 për qind, duke kërkuar kthimin e çmimit të vjetër dhe dorëheqjen e Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) dhe kryetarit të saj Marko Bismilovski.

Protesta ka filluar para Qendrës Sportive “Jane Sandanski” në Aerodrom prej ku pjesëmarrësit me automjete në kolona janë drejtuar para KRRE në Qendër.

Vllatko Gjorçevi i VMRO-DPMNE-së deklaroi se energjia shtrenjtohet në kushte të krizës ekonomike kundrejt shumë vendeve evropiane ku çmimi është ulur. Bislimovski dhe KRRE, tha, duhet të japin dorëheqje apo të shkarkohen nga Qeveria dhe të emërohet Komisioni Rregullator profesional. ar/

Ngjarja paraprake

Aksident trafiku në Qarkoren e Shkupit

Ngjarja e ardhëshme

Diaz: Milan një klub historik

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian