Protestat shpërthejnë në të gjithë Italinë për masat anti-virus

Protesta të dhunshme shpërthyen në të gjithë Italinë të hënën rreth kufizimeve të reja për të frenuar valën e dytë të koronavirusi në vend, raporton BBC.

Raportohen përplasje në disa qytete të mëdha – përfshirë Torinon, ku bombat me benzinë u hodhën ndaj oficerëve.

Në Milano u përdor gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërsa dhuna u raportua edhe në Napoli.

Demonstratat filluan menjëherë pasi urdhri i qeverisë kombëtare për të mbyllur restorante, bare, palestra dhe kinema hyri në fuqi në 18:00 me kohën lokale.

Shumë rajone gjithashtu kanë vendosur ndalimin e orëve të natës – duke përfshirë Lombardinë, ku është Milano dhe Piemonte, ku është edhe Torino.

Protestat u zhvilluan në rreth dhjetë qytete të tjera, duke përfshirë Romën, Gjenovën, Palermon dhe Triesten.

Ngjarja paraprake

Moti me vranësira, temperatura deri 24 gradë

Ngjarja e ardhëshme

“Hape derën, policia”, tentuan të vjedhin me armë një banesë! Arrestohen 5 persona

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian