Protestat e serbëve në veri dhe Graçanicë, skenar i Beogradit për destabilizimin dhe nxitjen e luftës në Ballkanin Perëndimor!?

Komunikata e sotme e shefave të misioneve diplomatike të vendeve të QUINT-it si dhe përfaqësuesit të BE-së në Kosovë, fare nuk është e rastësishme, ku ata shprehin qartë shqetësimin e tyre duke paralajmëruar për rrezikun e eskalimit të situatës në Kosovë (lexo më poshtë tekstin shqip të komunikatës), andaj organet e sigurisë dhe qeveria e Kosovës duhet menjëherë ta thërrasin takimin e Këshillit për siguri kombëtare, t’i ndërpresin të gjitha vizitat e planifikuara jashtë Kosovës (presidentja me ministren e jashtme vizitëne tyre në Katar, etj.), sepse situata e sigurisë në Kosovë dhe Ballkanin perëndimorë është mjaftë serioze!

Ja teksti i komunikatës së shefave të misioneve të QUINT-tit:

“Shefat e Misioneve (diplomatike) të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, i kanë parasysh demonstratat e planifikuara sot në veri dhe shprehin shqetësimin e tyre për rrezikun e përshkallëzimit të tyre ose dhunës. Qytetarët kanë të drejtën e tubimit paqësor dhe përgjegjësinë për të siguruar që tubimet e tilla të jenë paqësore dhe të mos bëhen të dhunshme. Vlerat tona të përbashkëta demokratike përfshijnë të drejtën për tubim paqësor dhe të drejtën për t’u dëgjuar, të drejtat që duhet t’i mbrojnë organet e zbatimit të ligjit. Forcat e rendit kanë për detyrë të ruajnë rendin publik dhe duhet ta bëjnë këtë pa i shkelur parimet demokratike të fjalës së lirë dhe lirisë së tubimit. QUINT-i dhe BE-ja gjithashtu përsërisin thirrjen e tyre ndaj Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përmbajtje dhe të përmbahen nga çdo retorikë apo veprim që do e tensionon situatën”!

Teksti anglisht: German Embassy Pristina: “The Heads of Mission of France, Germany, Italy, the United Kingdom, the United States, and the European Union take note of the planned demonstrations today and express concern at the risk of escalation or violence. Citizens have a right to peaceful assembly as well as a responsibility to ensure that such gatherings are peaceful and do not become violent. Among our shared democratic values are the right to peaceful assembly and to have our voices heard, rights which law enforcement is responsible to protect. Law enforcement has an obligation to preserve public order and should do so without infringing on the democratic principles of free speech and assembly.The Quint and EU also reiterate their calls on Kosovo and Serbia to act with restraint and refrain from any rhetoric or action that could increase tensions.)..!?

Sulmet e njëpasnjëshme të presidentit serb, A. Vuçiq ndaj kryeministrit të Kosovës, shpifjet dhe rrenat makabre të tij dhe çetnikut, ministrit të brendshëm serb, A. Vulin, se “Kosova po planifikon ta sulmon Serbinë (!?), se qeveritarët në Prishtinë po duan t’i përzënë serbët nga Kosova, se po bëjnë spastrim etnik ndaj tyre, se serbëve në Kosovë po iu shkelen të drejtat njerëzore dhe etnike për të votuar të lirë në Kosovë, Kurti, e ke shkelë marrëveshjen e Brukselit, ke prishur çdo gjë..”, etj., etj., të gjitha këto shpifje s’janë tjetër veçse skenar i kurdisur kundër Kosovës dhe shqiptarëve midis A. Vuçiqit dhe “Lista Srpska-s” në takimin e tyre të mbajtur para dy-tri ditëve në Beograd.

Pastaj, protestat pro-ruse në Beograd, si dhe tubimi i krerëve më të lartë të shtetit serb, dje në Kralevë, në shenjë gjoja të “agresionit” të NATO-s ndaj Serbisë para 23 viteve, në të cilin merrnin pjesë krerët më të lartë politikë të Serbisë si dhe nga Republika Srpska në krye me M. Dodikun, para të cilëve presidenti i Serbisë, A. Vuçiq, mbajti njërin ndër fjalimet e tij më luftënxitëse në muajt e fundit, ku hapur e kërcënoi Kosovën me luftë, duke thënë se, “kjo është vërejtja e fundit drejtuar Prishtinës.., flet shumë qartë se regjimi fashist i Serbisë, në krye me A. Vuçiqin, kanë filluar zbatimin e skenarit serbo-rus ndaj Ballkanit i përfolur që një muaj e më shumë, e që është destabilizimi i tij me qëllim të ndryshimit të kufijve, duke ia bashkëngjitur Serbisë Republika Srpska-n, veriun e Kosovës, Maqedoninë dhe Malin e Zi…!?

Ndryshe, nuk mund të kuptohen, dhe as nuk duhet të kuptohen ndryshe, kërcënimet e vazhdueshme të Beogradit zyrtar ndaj Kosovës, si çelës i kutisë së Pandorës, në raport me pretendimet e Rusisë për zgjerimin e hegjemonisë së saj në Ballkan si dhe dalje në ujërat e ngrohta të Detit Adriatik..!?

Një gjë akoma nuk është bërë e qartë, se pse e gjithë kjo heshtje e Tiranës zyrtare dhe Edvin K. Ramës ndaj kërcënimeve të A. Vuçiqit ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, gjegjësisht qëndrimi hibrid i tij ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë..!?

Sido që të jetë, çdo nënçmim dhe neglizhencë eventuale, alias mos përgatitje e qeveritarëve tanë në Prishtinë ndaj suleve agresive të Vuçiqit kundrejt Kosovës, mund të ketë pasoja shumë të rrezikshme për Kosovën, ani pse në Kosovë gjenden forcat ushtarake të KFOR-it..!?

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Konfirmohet gripi i shpendëve në Divjakë

Story i radhës

OKB-ja paralajmëron për krime të mundshme lufte në Ukrainë

Të fundit nga