Protesta për çmimin e naftës, policia shoqëron një person në komisariat

Një person është shoqëruar nga policia këtë mbrëmje, pasi mori pjesë në protestën e organizuar nga qytetarët për ngritjen e çmimeve.

Siç duket në pamjet e siguruara nga Top Channel, i riu futet në mjetin e policisë nga forca të shumta policore.

Protesta u organizua këtë pasdite nga qindra qytetarë para kryeministrisë, të cilët kërkuan uljen e çmimeve, veçanërisht atë të naftës që ka kapur vlerën 260 lekë për litër.

Protesta pati edhe në Durrës, ku qytetarët fikën makinat duke bllokuar disa nga rrugët kryesore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës jep lajmin e mirë: Çmimi i naftës ka rënë me 13%

Story i radhës

Kosova me dy boksierë kërkon medalje të artë në Bullgari

Të fundit nga