protesta para ministrise se financave administratoret shteterore kerkojne rritje te pagave 678a4ebba5861

Protesta para ministrisë së Financave! Administratorët shtetërorë kërkojnë rritje të pagave…

January 17, 2025
min lexim

“Sindikata e puntorëve të administrates edhe sot në protestë, ata përpara Ministrisë së Financave dorëzuan kërkesë formale për të kërkuar takim me kryeministrin, siç thonë ata për të dialoguar në lidhje me rritjen e pages dhe nënshkrimin e marrveshjes kolektive, në të kundërtën protesta do të vazhdoj edhe më tej”.

Ministrja për dike nënë e për dike njerkë, Një nënshkrim ministre, stop diskriminimit, paga të mira për të gjithë, me këto mbishkrime punonjës nga shumë ministri qëndruan përpara dyerve të ministrisë së Financave.

Terpe Deanovski, deklaroj që punonjësit po dëshmojnë që mund të protestojnë edhe në temperatura nën zero për të kërkuar të drejtat e tyre.

Deanovski pret nga Qeveria takim zyrtarë dhe jo përmes mediave.

“Ditet e kaluara puonjësit kanë treguar se mund të protestojnë edhe në temperature nën zero për të kërkuar të drejtat e tyre, këto ditë kemi marrë njoftime deklarative nga Qeveria, përmes të cilave qeveria na ka ftuar në takime përmes juve mediave, ne nuk kemi marrë zyrtarisht asnjë ftesë për vazhdimin e dialogut. Meqenëse dialogu nuk zhvillohet përmes njoftimeve dhe mediave, sindikata sot ka dorëzuar kërkesë formale për takim me kryeministrin e Qeverisë, me të cilin kërkojmë rifillimin  e dialogut që në mënyrë të njëanëshme ishte ndërprerja nga Ministria e Financave duke refuzuar propozimin e marrveshjes kolektive për rritje të pagave”, deklaroi Trpe Deanovski. 

Punonjës nga ministri të ndryshe deklarojnë që përvoja e tyre e punës aspak nuk përshtatet me pagën të cilën marrin.

“ Nuk kërkojë unë kërkon Ministria e  Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, kërkojnë punonjësit. Paga aktuale të cilen e kam është 37.500 denarë me 30 vite përvojë pune përgjegjës I departamentit do të thotë nuk arrij dot as zëvëndës shefin e sektorit, pse sepse dihet.”

“E para po protestojmë për atë që nuk jemi të gjithë njësoj sikur ministria e financave dhe disa institucione tjera megjithatë ka edhe shumë pika të tjera për të cilat po protestojmë nuk është nënshkruar marrveshja kolektive, me një fjal nuk jemi të barabartë me asnjë institucion, secili është ndryshe nga tjetri.”

Punonjësit presin që Qeveria të tregojë mirëkuptim për kërkesat e tyre. Ndryshe ata thonë që do të mbeten të detyruar të riaktivizojnë protestat dhe të shfrytëzojnë të gjitha mundësit që jep ligji për të shprehur paknaqësit e tyre  deri atëherë kur  kërkesat e tyre plotësohet. /tvklan.mk

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

xheneta per gjestin nuk me dergoi as leter po mendoj qe eshte kthyer tek ish e dashura 678a4a82e3bde
Story i mëparshëm

Xheneta për Gjestin: Nuk më dërgoi as letër, po mendoj që është kthyer tek ish e dashura

tregtaret me verejtje per ligjin per praktika te padrejta tregtare ne periudhen e ardhshme do te dihet nese dicka duhet te ndryshohet 678a4f6faadb6
Story i radhës

Tregtarët me vërejtje për Ligjin për praktika të padrejta tregtare, në periudhën e ardhshme do të dihet nëse diçka duhet të ndryshohet

Të fundit nga

ShkoLartë