Protesta në Evropë kundër kufizimeve të pandemisë COVID-19

Evropa javën e kaluar ka parë protesta të gjera kundër kufizimeve të vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

– Holandë

Në Holandë javën e kaluar njerëzit dolën në rrugë në qytete të ndryshme të vendit kundër shtetrrethimi të vendosur nga autoritetet në mbarë vendin.

Qindra demonstrues u tubuan në sheshin Muze në Amsterdam dhe u shpërndanë nga policia, e cila u përgjigj metopa uji dhe shok bomba. Qindra u arrestuan, me shumë automjete të cilat po ashtu u dogjën.

Më 12 janar, Holanda zgjati masat e bllokimit deri të paktën më 10 shkurt për shkak të llojit të ri të virusit për të cilin thuhet se është më infektues dhe ndoshta më vdekjeprurës.

Kufizimet u shtrënguan më tej më 24 janar duke vendosur një shtetrrethim në të gjithë vendin midis orës 21:00 dhe 04:30, një masë e vendosur për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore.

Njerëzit në vazhdimësi këshillohen të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për të blerë gjëra të domosdoshme, për të kërkuar kujdes mjekësor, për të shkuar në punë apo për të shkuar në shkollë nëse mësimi në distancë nuk është i mundur.

– Austri

Të dielën, në kryeqytetin Vjenë u tubuan shumë protestues. Në kryeqytet kishte tensione të herëpashershme me policinë dhe mbi 2 mijë demonstrues u gjobitën për shkelje të kufizimeve.

Shumë persona po ashtu u arrestuan.

Masat e bllokimit kombëtar u zgjatën më 17 janar dhe do të jenë në fuqi deri më 8 shkurt.

– Belgjika

Të dielën, në kryeqytetin belg, Bruksel, u arrestuan të paktën 300 persona.

Përveç mbylljes së restoranteve, bareve dhe kafeneve, në Belgjikë po ashtu po zbatohen masa të tilla si shtetrrethimi gjatë natës, ndalimi i tubimeve, puna e detyrueshme nga shtëpia dhe ndalimi i aktiviteteve kulturore, artistike dhe sportiste.

– Danimarka

Të shtunën në Danimarkë njerëzit u tubuan në qytetin e dytë më të madh të vendit, Arhus, në protestë kundër kufizimeve në fuqi që nga muaji i kaluar.

– Bullgaria

Në Bullgari, punonjësit e restoranteve, bareve, diskotekave dhe klubeve të natës, të cilat u mbyllën në muajin nëntor, më 27 janar mbajtën demonstratë në kryeqytetin Sofje, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Kostadin Angelov.

Ata kërkuan që nga 1 shkurti të hapen restorantet dhe nga 15 shkurti të hapen vendet e argëtimit, duke pretenduar se masat e marra nga qeveria janë të pakuptimta dhe shkakojnë papunësi.

– Sllovenia, Hungaria dhe Çekia

Qindra prindër dhe studentë po ashtu morën pjesë në një demonstratë në Koper të Sllovenisë, duke kërkuar rihapjen e shkollave.

Protesta kundër masave kufizuese u mbajtën edhe në Hungari dhe Çeki.



. .

Ngjarja paraprake

Mickoski: Regjistrimi duhet të bëhet onlajn

Ngjarja e ardhëshme

407 raste të reja me COVID-19 dhe 7 viktima në 24 orët e fundit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian