Protesta kundër Macronit, ja si e quajnë në Bangladesh…

Presidenti francez Emmanuel Macron ka qenë në shënjestër të protestuesve në të gjithë botën islamike pas deklaratave në lidhje me botimin e karikaturave të profetit Muhamed.

Dhjetëra mijëra protestues në Bangladesh e quajtën Macronin “Satanist” dhe dogjën fotot e tij, pasi protesta të ngjashme u mbajtën dje në Pakistan, Irak, Turqi dhe Rripin e Gazës, raporton Daily Mail.

Gazeta iraniane Vatan Emruz botoi një karikaturë të Macronit si një djall në faqen e parë, duke e etiketuar si anti-islamist dhe duke thënë se “ekstremistët francezë u panë duke djegur Kuranin”.

 

‘Peygamber Efendimiz Hz. Muhammed SAV’e hakaret etme küstahlığını gösteren Fransa’yı ve hadsiz yöneticisi Emmanuel Macron’u protesto ettik.

Kirli siyasi oyunlarına İslamiyet’i ve Peygamber Efendimizi dahil etmek cahilliklerinin ve küstahlıklarının en büyük göstergesidir. pic.twitter.com/0b1vQKxJwt

Anëtarët e grupit islamik Islami Andolon Bangladesh u bashkuan me protestën në Daka, duke u bërë thirrje myslimanëve në të gjithë botën të bojkotojnë produktet franceze.

Protestuesit nga grupi që mbron futjen e ligjit islamik në atë vend, kishin veshur pankarta me mbishkrimin “Të gjithë muslimanët e botës bashkohen” dhe “Bojkotoni Francën”.

Protestuesit gjithashtu mbanin një foto të madhe të Macronit me këpucë rreth qafës, raporton AP.

Vendet me shumicë myslimane janë të zemëruar me deklaratat e Macron javën e kaluar dhe refuzimin e tij për të dënuar botimin e karikaturave të profetit Muhamed.

Javën e kaluar, Macron dënoi vrasjen e Samuel Patit, një mësues të cilit iu pre koka në afërsi të Parisit më 16 tetor, duke thënë se ai u vra për shkak se ai “dha mësim për lirinë e shprehjes, lirinë për të besuar apo për të mos besuar”.

 

Ngjarja paraprake

Ky është tualeti në Kosovë, më i famshmi në botë, vazhdojnë talljet!

Ngjarja e ardhëshme

Lëvizja e AMD ndez luftën me Intel

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian