Protesta e banorëve te ‘5 Maji’, Rama: Të gjithëve u është dhënë haku, madje më shumë nga sa u takon

1 minut lexim

Ka ardhur reagimi i Kryeministrit Rama lidhur me protestën e banorëve te “5 Maji” pas shembjen e banesave që preken nga procesi i rindërtimit.

Teksa banorët janë duke protestuar sërish sot, Rama u është përgjigjur atyre me një koment në facebook.

Rama ka replikuar me një qytetar ku shkruan se banorëve te 5 Maji u është dhënë haku që u takon dhe madje disave prej tyre edhe më shumë se kaq.

Rama thekson se duhet durim dhe besim sepse ashtu si po ndodh me ata që po përfitojnë nga rindërtimi do të ndodhë edhe me pjesën tjetër.

“Ndërsa unë besoj se tek 5 maji te gjithëve u është dhënë haku që u takon dhe disave madje edhe me shume se sa u takon, prandaj tani duhet vetëm durim dhe besim, sepse njësoj siç po ndodh me te tere ata qe po përfitojnë nga Rindërtimi, do ndodhe edhe me ju atje, ndërsa atë pjesën e votimit mos e thuaj te paktën, jo për mua, po për tere ata qe u vranë, u burgosen, u privuan nga e drejta e votës”, shkruan Rama.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Донирани 593 камери на секторите за внатрешни работи преку проектот „Мобилен систем за снимање со камери”

Story i radhës

Trajneri i Muriqit shpërthen me arbitrin pas eliminimit

Të fundit nga