Prosineçki largohet nga Olimpia e Lubjanës, vetëm pse kërkoi…

Ish futbollisti i mirënjohur kroat, Robert Prosineçki, largohet nga Olimpia e Lubjanës, tre muaj pasi mori skuadrën sllovene dhe vetëm gjashtë ditë para fillimit të sfidave evropiane.

Drejtuesit e klubit, përveç trajnerit Prosineçki, kanë ndërprerë bashkëpunimin edhe me drejtorin sportiv Mladen Rudonja, raportojnë mediat sllovene.

Portali “Ekipa24” si arsye për ndarjen e cilëson kërkesën e Prosineçkit dhe Rudonjës për burime shtesë financiare për të forcuar skuadrën.

Në vend që të plotësoheshin kërkesat, vjen shkarkimi, drejtori i klubit Igor Barishiç dhe presidenti Adam Delius falënderuan Prosineçkin dhe Rudonja për bashkëpunimin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një peshkaqen sulmoi një grua në Egjipt: Dëshmitarët okularë panë të tronditur skenën e përgjakshme

Story i radhës

Parakalime të gabuara dhe shpejtësi e lartë, gjobiten 50 shoferë në Gjirokastër

Të fundit nga