propozohet qe te rritet mosha per pensionim per burra dhe gra ne 67 vjec 674de1ddaaca8

Propozohet që të rritet mosha për pensionim për burra dhe gra në 67 vjeç!

December 2, 2024
1 minut lexim

Prej vitit 2026 të rritet mosha për pensionim për burra dhe gra në 67 vjeç dhe njëkohësisht të rritet shkalla për sigurim pensional për 0,7 pikë procentuale, përkatësisht të paraqesë 19,5 për qind, rekomandon Këshilli fiskal si propozim të Strategjisë fiskale 2025-2029.

Nga Këshilli Fiskal, i cili është trup i pavarur që përpunon analiza dhe mendime për supozimet makroekonomike dhe fiskale të shfrytëzuara për përgatitjen e Buxhetit të shtetit dhe strategjisë fiskale, theksojnë se masat e këtilla nevojiten për mirëmbajtje të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë (SPIM), uljes së rreziqeve fiskale dhe për konsolidim të buxhetit në periudhën e ardhshme afatmesme.

“Këshilli Fiskal është i mendimit se për mirëmbajtje të Fondit të SPIM-it, uljes së rreziqeve fiskale dhe konsolidimit të buxhetit në periudhën e ardhshme afatmesme, nevojiten masa shtesë si rritja e jetëgjatësisë së punës së punëtorëve dhe rritja graduale e kontributit të sigurimit pensional dhe invalidor (rrjedhëse është në 18,8 për qind që është ulje prej 2,4 për qind në krahasim me vitin 2008 kur ishte 21,2 për qind). Kur kësaj do t’i shtohej mosha e popullatës, ndërkaq me atë edhe çdo vit rritja e numrit të pensionistëve për rreth 1500-1700 pensionistë çdo vit, shoqëruar edhe me preferencën për emigrim të të rinjve jashtë vendit, ndërkaq me të edhe ulja relative e mbulimit të të ardhurave pensionale me kontributet e paguara, problemi akoma më tepër bëhet kompleks. Prandaj, qëndrueshmëria fiskale e Fondit të SPIM paraqet rrezik të veçantë fiskal”, ceket në mendimin e Këshillit Fiskal.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

RENT A CAR

kryetari i kuvendit afrim gashi takon mbretin e suedise 674de1a2aad05
Story i mëparshëm

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi takon Mbretin e Suedisë

zevendesministri iseni per vizite ne spb kumanove policia nuk do te lejoje cenimin e sigurise se asnje qytetari 674de291cf68e
Story i radhës

Zëvendësministri Iseni për vizitë në SPB Kumanovë: Policia nuk do të lejojë cënimin e sigurisë së asnjë qytetari

Të fundit nga

Filloi testimi i 300 specializantëve për punësim

2 Shkup, 30 prill – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski pasditen sotme u dëshiroi sukses dhe fat, specializantëve para fillimit të testimit të
ShkoLartë