Propozimi i Bashkimit Evropian rrezikon enkriptimin fundor të WhatsApp dhe Signal

Ligjvënësit në Bashkimin Evropian ja vënë në kërkim të aksesit në bisedat e realizuar përmes aplikacioneve popullore të komunikimit me enkriptim fundor si Signal dhe WhatsApp sipas një draft propozimi nga qeveria Gjermane e cila aktualisht ka presidencën e BE-së.

Ishte televizioni publik Austriak FM4 i cili raportoi lajmet për herë të parë dhe sot Associated Press mori një kopje të plotë të draft propozimit. Sipas AP, propozimi po kërkon një “balancë” mes privatësisë dhe zbatimit të ligjit.

“Autoritetet Kompetente duhet të kenë akses në informacione në rrugë ligjore por në respektim të të drejtave fundamentale dhe rregullave për mbrojtjen e të dhënave duke ruajtur sigurinë kibernetike,” shkruhej në draftin e parë nga AP.

“Zgjidhje teknike për të fituar akses në të dhënat e enkriptuara duhet të jenë brenda kornizave të ligjshmërisë, transparencës, domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit.”

Avokatët e privatësisë dhe mbrojtësit e enkriptimit fundor sugjerojnë se Bashkimi Evropian po përdor sulmet e fundit terroriste si ai në Vjenë javën e kaluar ku mbetën 4 të vrarë dhe 23 të plagosur si mundësi për të cenuar liritë individuale.

“Kushdo që gjen një derë të pasme të hapur në shtëpinë time, mund të hyjë në të. E njëjta vlen edhe për “dyert e pasme” në softuerë,” kishte thënë deputetja Gjermane Anke Bomscheit-Berg. “Rregullimi i propozuar është një sulm mbi integritetin e infrastrukturave dixhitale dhe si rezultat shumë i rrezikshëm.”

“As mos guxoni të bëni matematikë të jashtëligjshme,” shkruante në Twitter CEO e Open Privacy Sarah Jamie Lewis, duke kritikuar ashpër draftin. Drejtorja e Sigurisë Kibernetike pranë Fondacionit të Frontit Elektronik Eva Galperin në një cicërimë kërkoi ndalimin e këtij drafti.

Por TechCrunch shkruante se legjislacioni i propozuar, i cili mund të ndryshohet përpara prezantimit të tij më 19 Dhjetor në Këshillin e Evropës, nuk kërkon një çelës e as akses të gjerë në shërbimet me enkriptim fundor.

Eksperti i sigurisë Dr. Lkukasz Olejnik për TechCrunch tha se propozimi nuk kërkon një derë të pasme dhe ngulmon në respektimin e sigurisë dhe privatësisë. “Sa i përket dokumentit është ende në fazë eksplorimi dhe problemet e idetë janë identifikuar.”

Përdorimi i platformave të enkriptuara të komunikimit shpërtheu në 2020. Në Qershor të këtij viti Signal raportoi rritje të shkarkimeve sidomos gjatë protestave të Hong Kong dhe atyre Black Lives Matter në SHBA. Po në fillim të vitit, ishte vetë BE-ja që u kërkon punonjësve të përdornin Signal. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

A e dini pse ju dalin sytë e kuq në foto?

Ngjarja e ardhëshme

Trump për vaksinën antiCOVID: Nuk doli më herët për të humbur unë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian