Propozimi francez/ VMRO thotë se janë dakorduar për të formuar grupe punuese

VMRO-DPMNE thotë se janë dakorduar të formojnë grupe punuese të përbëra nga përfaqësues të partive politike, të cilat do të punojnë për tejkalimin e kundërshtimeve ndaj kornizës së propozuar negociuese, njoftuan sot nga partia.

Nga VMRO për Alsat, thonë se në ato grupe punuese do të ketë dy përfaqësues nga VMRO-DPMNE dhe LSDM, një nga BDI dhe Aleanca dhe një tjetër nga partitë më të vogla politike parlamentare.

Po sipas kësaj partie, takimi i parë pritet të jetë nesër.

Kjo vjen pas thirrjes së liderit të opozitës Hristijan Mickoski për të diskutuar ndryshimet që do të përmirësonin propozimin, forma aktuale e të cilit, siç vlerëson VMRO-DPMNE, është në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare.

Një gjë të tillë për Alsat, nuk e kanë konfirmuar nga LSDM, mirëpo pritet që së shpejti të dalin me njoftim.

Story i mëparshëm

BDI: Stop protestave të dhunshme anti-europiane nga forcat pro-ruse

Story i radhës

FC Shkupi nis aventurën evropiane. Sedlloski: Do të tregojmë pse jemi kampion të Maqedonisë (VIDEO)

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish