Pronari e kishte parkuar para banesës, pranga hajdutit të makinës në Lushnjë

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se vodhi një automjet.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Kolonjë të Lushnjës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. D., banues në Bënçë të Tepelenës, ndërsa ai akuzohet se ka vjedhur automjetin tip “Fiat Punto” në pronësi të shtetasit E. B., i cili e kishte parkuar mjetin pranë banesës.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti të cilin autori kishte vjedhur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Vjedhje”.

Ngjarja paraprake

Greqi, 4 pasagjerë pozitiv me variantin e ri të koronavirusit

Ngjarja e ardhëshme

Për 3 muaj, 10 salla do të pajisen me mjete për gjykime online

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian