Prokuroria Publike ngrit procedurë disiplinore kundër Ruskovskës

Prokuroria Publike njoftoi se ndaj ish-kryetares së prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion Villma Ruskovska dhe dy prokuroreve të tjera ka filluar procedurë disiplinore.

Sipas Prokurorisë Publike, tre prokurorët kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të prokurorit publik në kryerjen e funksionit të prokurorisë publike në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka miratuar aktvendim për fillimin e procedurës disiplinore kundër ish-prokurores Publike Themelore kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe dy prokurore të tjera nga kjo prokurori.
Me propozimin e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisioni mbajti seancë dëgjimore në të cilën e shqyrtoi raportin me shkrim për propozimin për fillimin e procedurës disiplinore dhe deklaratat me shkrim të prokurorëve publikë, pas së cilës u vlerësua se ekziston dyshime se të tre prokurorët publikë kanë bërë shkelje të rëndë disiplinore nga neni 91 paragrafi 6 i Ligjit për Prokurorinë Publike”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Story i mëparshëm

Bexheti në inaugurimin e Xhamisë së rikonstruar në Sfillare të Poshtme

Story i radhës

Skandal i madh në ndeshjen e Euroleagues, fyhet Kosova

Të fundit nga