Prokuroria Publike ndërmerr veprime për zbardhjen e rastit me përdhosjen e flamurit shtetëror

November 29, 2024
1 minut lexim

Prokuroria Publike ndërmerr veprime për zbardhjen e rastit me përdhosjen e flamurit shtetëror në festimet e mbrëmshme për Ditën e Flamurit Shqiptar, informojnë nga PPRMV.

“Është njoftuar prokurori publik, po ndërmerren veprime për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga PPRMV.

Me automobila me flamuj të valuar nëpër rrugët e Shkupit dhe në qytete të tjera në vend ku shumica e qytetarëve janë shqiptarë, dje dhe mbrëmë u shënua Dita e Flamurit Shqiptar. Në disa video incizime të cilat ishin publikuar mbrëmë nga mediat dhe qytetarët shihet se si griset flamuri maqedonas dhe si mbi të kalon një automobil.

Gjatë natës dhe sot në mëngjes partitë reagojnë për përdhosjen e flamurit maqedonas dhe kërkojnë që autorët e këtyre veprimeve të dënohen.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aleanca për Shqiptarët/krahu Ziadin Selës: E dënojmë ashpër përdhosjen e flamurit shtetëror dhe djegien e flamurit shqiptar

Story i radhës

ASH e Selës: E dënojmë ashpër përdhosjen e flamurit shtetëror dhe djegien e flamurit shqiptar

Të fundit nga

ShkoLartë