prokuroria po pret pergjigje nga bullgaria per certifikaten e bojan hristovskit 678e5ffd60220

Prokuroria po pret përgjigje nga Bullgaria për certifikatën e Bojan Hristovskit

January 20, 2025
1 minut lexim

Shkup, 20 janar – Kryeprokurori Ljupço Kocevski thotë se janë duke pritur përgjigje nga Bullgaria për certifikatën e gjuhës angleze të Drejtorit të ASK-së, Bojan Hristovski.

Në pyetjen nëse Prokuroria është duke hetuar certifikatën e gjuhës angleze të drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski, si dhe një sërë vërtetimesh të tjera të diskutueshme që janë diskutuar në publik, prokurori u përgjigj se janë në pritje të përgjigjes për kërkesa e dorëzuar në Bullgari në lidhje me rastin me Hristovskit.

Siç shpjegoi ai, kërkesa për kolegët nga Bullgaria është nëse certifikata është lëshuar nga një autoritet kompetent, pra nga një shkollë, institucion apo ndonjë institucion që aktualisht ka lëshuar certifikata të tilla dhe është regjistruar.

“Për certifikatat, ministri i Brendshëm deklaroi gjithashtu se në dijeninë e tij janë rreth 500 vërtetime që dyshohet se janë falsifikuar. Sa i përket personit që e përmendët, për atë rast është dorëzuar kërkesë për ndihmë juridike ndërkombëtare tek autoritetet bullgare dhe sapo ta marrim do të veprojmë dhe do të merret vendimi i prokurorit publik”, tha Kocevski.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

gjysme vjetori i dyte shkollat e tetoves fillojne mesimin me 70 nxenes me pak 678e5f4a7b866
Story i mëparshëm

Gjysmë vjetori i dytë/ Shkollat e Tetovës fillojnë mësimin me 70 nxënës më pak

vota e emigranteve deputeti i ps nuk jam dakord me ligjin favorizon votimin familjar 678e64e9a1010
Story i radhës

Vota e emigrantëve, deputeti i PS: Nuk jam dakord me ligjin, favorizon votimin familjar

Të fundit nga

​Hamza: 9 shkurti – dita e PDK-së

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza në fushatën përmbyllëse të kësaj partie ka thënë se Kosova do të jetë shumë më mirë pas 10 shkurtit. Ai tha se
ShkoLartë