Prokuroria me duar të lidhura nga pjesëtarë të kryesive të partive politike të Kosovës!

Pa demokratizimin e partive politike në Kosovë nuk ka demokratizim të shtetit të Kosovës, pa demokratizim të shtetit të Kosovës nuk ka shtet ligjor, pa shtet ligjor nuk ka zhvillim ekonomiko-shoqëror, pa zhvillim ekonomiko-shoqëror nuk ka barazi dhe respekt me shtetet e zhilluara demokratike.

Po të dëgjosh prononcimet në medie të shumë kryetarëve të partive politike, posaçërisht në fushatat zgjedhore, pastaj intervistat e pjesëtarëve të kryesive të partive politike të Kosovës, po edhe të kryetarëve të tyre,  janë të shkëlqyera, meqë të gjitha partitë dënojnë korrupsionin, krimin e organizuar, nepotizmin e çka jo të keqe që ndodhë në shoqërinë tonë, mjerisht të gjitha këto në formën deklarative, sepse bosat e këtyre partive që qëndrojnë në krye, shumica, ata janë të korruptuar, pastaj edhe mbrojnë anëtarët e kryesive të tyre nga korrupsioni. Atëherë shtrohet pyetja çka nevojiten avokatë mbrojtës kur këta e mbrojnë njeri-tjetrin, meqë janë në një ndërmarrje të përbashkët në këtë veprimtari.

Se si të ndërtohet shteti ligjor duhet të merret model shteti i Kroacisë, që për korrupsion kryeministrin e tyre, Ivo Sanader, e ndëshkuan pozitë dhe opozitë, ata e lanë të veprohetashtu si shkruhet në kushtetutë, që pushtetet janë të ndara, të veprojnë organet shtetërore përgjegjëse të pavarura, ekzekutivi, legjislativi dhe gjyqësori. Gjyqësori i ka në dispozicion prokurorinë dhe policinë, që iniciativat për ndjekje në veprim gjithnjë i merr prokurori (prokuroria) dhe në gjykatë ballafaqohet me të akuzuarin dhe avokatin mbrojtës të tij, ndërsa trupi gjykues verifikon lëndën dhe në bazë të provava vendos për fajsinë apo pafajsinë e të akuzuarit.

Shkarravitja e shtetit nga pushtetarët po ndodhë pikërisht nga kryesitë e partive politike të Kosovës, në ballë me kryetarët e tyre, shumicës, prandaj prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar, korrupsionit po ka vështirësi dhe deri tani pa rezultate edhe poqese prokuroria kryen punën me përgjegjësi, meqë edhe prej tyre, prokurorëve, ka ca që janë mbeturina nga mbetjet e mëhershme, apo janë pjesëtar të ndërmarrjes së korrupsionit.

Koka e tërheqjes së vagonave janë kryesitë e partive politike, prandaj pa demokratizimin e tyre nuk ka demokratizim të shtetit të Kosovës, pa demokratizim të shtetit të Kosovës nuk ka shtet ligjor, pa shtet ligjor nuk ka zhvillim ekonomiko-shoqëror, pa zhvillim ekonomiko-shoqëror nuk ka barazi dhe respekt me shtetet e zhilluara demokratike.

Ngjarja paraprake

Ronaldo flet pasi u infektua me Covid-19, por problemet e presin në Itali!

Ngjarja e ardhëshme

Lufta që shqetëson Rusinë zgjon ëndërrat osmane të Erdoganit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian