prokurori olsi dado liroi autorin e vrasjes ne ndroq pas deklaratave te berisha reagon spak informacion i pavertete 674cd82984836

“Prokurori Olsi Dado liroi autorin e vrasjes në Ndroq”, pas deklaratave të Berisha, reagon SPAK: Informacion i pavërtetë!

December 1, 2024
1 minut lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi të bërë në Facebook, ka deklaruar se prokurori “Olsi Dado liroi vrasësin nga burgu!’

Berisha i referohej Julian Gjoshit, i cili dyshohet se sot ekzekutoi me armë zjarri Alfred Dedjan në Ndroq.

“Miq, autorin e vrasjes në Ndroq, e liroi nga burgu anëtari i organizatës kriminale, SKAP-i i Partisë Ols Dado!”, shkruante Berisha.

Por pas këtyre deklaratave ka reaguar SPAK, duke i përgënjeshtruar ato duke deklaruar se informacioni është i pavërtetë.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përgënjeshtron deklaratën e sotme përmes të cilës aludohet se prokurori i posaçëm, Ols Dado “ka liruar nga burgu kunatin e Altin Hajrit”.

SPAK sqaron se informacionet që janë përmendur në këtë deklaratë janë tërësisht të pavërteta dhe nuk kanë asnjë lidhje me prokurorin e përmendur.

SPAK i bën thirrje mediave dhe opinionit publik të jenë të kujdesshëm ndaj informacioneve të pasakta dhe spekulative.

SPAK apelon për një trajtim të përgjegjshëm dhe të balancuar të informacionit nga ana e përfaqësuesve politikë dhe mediave dhe nënvizon se do të vijojë punën pa asnjë kompromis në ruajtjen e integritetit dhe besueshmërisë së publikut në ushtrimin e funksioneve të tij”, thuhet në deklaratën e SPAK.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

d2abitaku i drejtohet kurtit nese nuk mund ta mbeshtesni thad2abin lejeni rehat 674cd7b2d5261
Story i mëparshëm

Ҫitaku i drejtohet Kurtit: Nëse nuk mund ta mbështesni Thaҫin, lejeni rehat

valon berisha asiston ne humbjen e lask ut 674cdb378f25e
Story i radhës

Valon Berisha asiston në humbjen e LASK-ut

Të fundit nga

ShkoLartë