projekti per sazanin manjani jared kushner ndermjetes investimi arab 67898f5b9620d

Projekti për Sazanin, Manjani: Jared Kushner ndërmjetës, investimi arab

January 17, 2025
1 minut lexim

Ylli Manjani ishte i ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, ku foli për shpalljen si  investitor strategjik të dhëndrit të Trump, Jared Kushner.

Manjani theksoi se nuk e shqetëson se kush po investon në ishullin e Sazanit, por që është e rëndësishme që çdo investim, veçanërisht në sektorin e turizmit, të kontribuojë në përmirësimin e kushteve për shqiptarët dhe jo të kthehet në një efekt negativ, siç ndodhi sipas tij me rritjen e çmimeve për shkak të fluksit të turistëve.

Ai shtoi: “Po, ka pasur rritje të turistëve, por kjo ka sjellë dhe një rritje të çmimeve. Duhet që këto investime të bëhen në të mirë të vendit dhe, padyshim, duhet të realizohen.

Një tjetër pikë që Manjani theksoi ishte se sipas Manjanit Jared Kushner në të vërtetë po vepron si ndërmjetës për një kompani arabe, e cila do të bëjë investimin në Sazan. Sipas tij, kjo kompani arabe kishte tentuar të investonte në Shqipëri edhe më parë, por ishte përzënë, dhe tani po kthehet përmes Kushner si ndërmjetës.

Eksperti i ftuar, Çoçoli, e pasoi duke shpjeguar se: “Kushner është djali i një sipërmarrësi të njohur. Kompanitë që kanë ndërtuar në vitin 2021 kanë financime nga një shtet arab, por ato janë një kompani e quajtur ‘Partnerët e Mirëbesimit’, me bazë në Miami, e cila është e zotëruar nga amerikanë, përfshirë Kushnerin. Megjithatë, nuk dimë ende saktësisht se sa aksione ka Kushner në kompaninë e dytë që do të realizojë investimin në Sazan, pasi nuk kemi informacion të plotë për këtë kompani”, tha Çoçoli.

Manjani theksoi se kjo kompani arabe kishte pasur përpjekje për të investuar në Shqipëri edhe më herët, por nuk ishte pranuar. Tani, përmes ndërmjetësimit të Kushnerit, po tenton sërish.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kjo kompani eshte magnet per punekerkuesit mund te punosh nga shtepija me nje bonus mireseardhjeje me vetem nje kerkese 67898a6d6ad16
Story i mëparshëm

Kjo kompani është Magnet për punëkërkuesit – Mund të punosh nga shtëpija, me një bonus mirëseardhjeje – me vetëm një kërkesë!

hamza per nivelizimin e cmimit te barnave tregu rrezikon te mbetet pa to 678998be1b5e3
Story i radhës

Hamza për nivelizimin e çmimit të barnave: Tregu rrezikon të mbetet pa to

Të fundit nga

Sot varroset gazetari Faton Osmani

Gazetari Faton Osmani, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 49 vjeçare, do të varroset sot. Në njoftimin mortor nga familja e gazetarit bëhet e ditur se Osmani do të varroset
ShkoLartë