Programi ndihmon të papunët të mësojnë aftësi për kujdesin shëndetësor

Një program i ri në Nju Orlins të shtetit Luiziana po i ndihmon njerëzit që kanë humbur vendet e punës si rezultat i koronavirusit, që të mësojnë aftësi të reja. Materiali në vazhdim tregon se si pjestarët e industrisë së shërbimeve po trajnohen për të punuar në sistemin e kujdesit shëndetësor.

Një program nga grupi jofitimprurës “Resilience Force” ose “Forca e Qëndresës” synon të përmirësojë shtrirjen e kujdesit shëndetësor në komunitet gjatë pandemisë, ndërsa trajton njëkohësisht situatën e papunësisë për shumë njerëz, thotë drejtori ekzekutiv Saket Soni.

“Po ritrajnojmë njerëzit që kanë humbur vendet e punës si rezultat i krizës së pandemisë. Kryesisht si punonjës shëndetësorë në komunitet, ata do të shkojnë derë më derë, duke trajnuar njerëzit lidhur me praktikat më të mira gjatë pandemisë. Duke ndihmuar njerëzit të izolohen, dhe të gjurmojnë lidhjet e të infektuarve me individë të tjerë”.

Ai thotë se programi përfshin trajnime të paguara dhe pajisje të mbrojtjes personale, lidhje me klinikat federale, qasje tek testimet falas për COVID dhe kujdesin urgjent.

Andre Wright, instruktor joge dhe prind, thotë se trajnimi për kujdesin shëndetësor i përshtatet atij mjaft mirë.

“Është një rast i mirë për mua sepse jo vetëm që jam në gjendje të përshtatem ndaj ndryshimeve dhe të adresoj nevojën e madhe për punësim, por edhe të mësoj një profesion tjetër.”

Rosella Ampuero, e cila humbi punën në hoteleri, thotë se punësimi është shumë i rëndësishëm. Ajo ndjehet krenare se po i sherben komunitetit të saj.

“Ndejva nevojën dhe përgjegjësinë si qenie njerëzore të gjeja një mënyrë për të ndihmuar komunitetin.”

Prej disa javësh, rekrutët po trajnohen duke shkuar nëpër kisha dhe lagje për të studiuar nevojat që ka komuniteti./VOA

Ngjarja paraprake

Sabri Fejzullahu sjell këngën e re “Për dashurinë”

Ngjarja e ardhëshme

Koronavirusi/ Rëndohet situata në dy spitalet ‘Covid’

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian