Programi ekonomik i PD/ Jorida Tabaku tregon efektet që do të ketë te biznesi

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka prezantuar efektet që do të ketë programi ekonomik i PD mbi bizneset.

Tabaku thotë se bizneset do të mund të përfitojnë nëpërmjet dy mënyrave, së pari 100 mijë biznese të vogla paguajnë vetëm 0.5% të xhiros, pa taksa e tarifa vendore, ndërkohë për bizneset e mëdha tatim fitimi 15% ulet në 9%.

Nga ana tjetër qeveria do të mbështesë praktika për 10 mijë të rinj shqiptarë të talentuar, që sipas saj, do të shkojnë të punësohen në bizneset private, ndërsa ky i fundit nuk do të paguajë asgjë pqë kualifikimin e tyre.

Ja shpjegimi që jep Tabaku:

Pyetje: Çfarë përfitimesh do të kemi ne bizneset nga programi i qeverisë së Partisë Demokratike?

Jorida Tabaku: Biznesi është në qendër të programit të Partisë Demokratike, sepse ne besojmë që biznesi është motori i zhvillimit. Nuk është mirë ekonomia në qoftë se biznesi nuk është mirë.

Pyetje: Si do e arrini këtë?

Jorida Tabaku: Në dy mënyra: së pari, 100 mijë biznese të vogla do të paguajnë një taksë vetëm 0.5% të xhiros duke përfshirë dhe të gjitha taksat dhe tarifat vendore. Ndërkohë që pulla fiskale e vendosur në çdo biznes, nuk do të lejojë asnjë tatimor, asnjë inspektor që të shkojë në dyert e këtyre bizneseve. Për të gjitha bizneset e mëdhaja 15% tatim fitimi do të ulet në 9%. Të gjitha bizneset shqiptare përfitojnë nga kjo.

Pyetje: Bizneset kanë nevojë dhe për njerëz të kualifikuar apo jo?

Jorida Tabaku: Sigurisht! Për këtë arsye do të mbështesim me praktika 10,000 të rinj shqiptarë të talentuar të cilët do të shkojnë të punësohen në bizneset private, biznesi nuk do të paguaj asgjë për kualifikimin e tyre.

Unë besoj që Shqipëria është më mirë në qoftë se qytetarët kanë më shumë para në xhepat e tyre. Për këtë arsye më 25 prill Shqipëria Fiton.

Ngjarja paraprake

Itali, bien shifrat e Covid-19 dhe lirohen masat

Ngjarja e ardhëshme

Assesi të zhduken deponitë e egra në Kumanovë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian