Profesori Enver Bytyçi përmes një postimi në Facebook u shpreh se Kosova ka nevojë për politikanë që e mbrojnë atë nga armiqët, por nganjëherë edhe nga miqtë.
Për këtë, ai tha se ka politikanë që e kanë dashur dhe e duan Kosovën për prestigjin e tyre.
Me këtë rast, ai përmendi edhe Thaçin e Ramës, të cilët donin që ta ndanin Kosovën.
“Kujdes nga politikanët që rendin pas lavdisë dhe pasurisë, ose edhe pas njërës prej këtyre të dyjave! Ata ta shesin atdheun dhe nuk e kuptojnë se e kanë nxjerrë në pazar interesin e atdheut! Ata i justifikojnë veprimet e tyre me kundërshtitë ndaj nacionalizmit edhe kur kanë përballë ultrashovinizmin serb!”, shkroi ndër të tjera profesor Bytyçi, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Kosova ka nevojë për gra dhe burra që e mbrojnë atë jo vetëm nga armiqtë, por nganjëherë edhe nga miqtë!
Jo pak politikanë e kanë dashur dhe e duan Kosovën për prestigjin e tyre. Psh për t‘u bërë „shqiptari i parë me çmimin NOBEL“ pas Nënës Terezë! Por të rendësh pas prestigjit që të jep NOBEL-in do të thotë të japësh diçka nga trupi e shpirti i Kosovës! Ndërkohë që nuk jep asgjë nga vetja!
Në këtë rast ia ke fut Kosovës thikën pas shpine! Këtë gjë deshën ta bëjnë Thaçi e Rama! Ata, së bashku me Vuçiq, punuan ta shpërblejnë Serbinë e Madhe në këmbim të çmimit NOBEL! Ndërsa Kosova do humbiste Trepçen dhe Ujmanin!
Kujdes nga politikanët që rendin pas lavdisë dhe pasurisë, ose edhe pas njërës prej këtyre të dyjave! Ata ta shesin atdheun dhe nuk e kuptojnë se e kanë nxjerrë në pazar interesin e atdheut! Ata i justifikojnë veprimet e tyre me kundërshtitë ndaj nacionalizmit edhe kur kanë përballë ultrashovinizmin serb!
Burimi: botasot.info