profesoret dhe mjeket i bashkohen protestes se studenteve kunder vuciqit 678b9a3ec00f8

Profesorët dhe mjekët i bashkohen protestës së studentëve kundër Vuçiqit

January 18, 2025
1 minut lexim

Profesorët dhe hulumtuesit e Universitetit të Novi Sadit kanë organizuar sot një marsh në mbështetje të studentëve që po protestojnë tash e disa javë kundër qeverisjes së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Të gjithë janë mbledhur në orën 11:30 para ndërtesës së Akademisë së Arteve, nga ku kanë ecur deri në kampus, shkruan danas.rs.

Në sheshin para Fakultetit të Mjekësisë, nga ora 10:45, janë mbledhur punonjës të shëndetësisë, mjekë, stomatologë, farmacistë, teknikë mjekësorë, fizioterapistë dhe të tjerë dhe janë nisur në marsh proteste drejt Akademisë, të cilëve u janë bashkuar edhe profesorët për të shkuar deri tek kampusi.

Pas 15 minutash heshtje, e cila filloi në nderim të 15 viktimave të shembjes së strehës së jashtme prej betoni në Stacionin e Trenit në Novi Sad, kolona u nis drejt kampusit.

Kujtojmë se studentët nuk janë të kënaqur me qeverisjen e Vuçiqit dhe po kërkojnë ndryshime radikale në fusha të jetës.

Ndryshe, studentët po kërkojnë edhe drejtësi për 15 viktimat e Novi Sadit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

tiktok mund te mbyllet neser ne shba 678b97b2aa06b
Story i mëparshëm

​TikTok mund të mbyllet nesër në SHBA

perfshihet nga zjarri nje ndertese banimi ne ferizaj nuk raportohet per te lenduar 678b9af29084e
Story i radhës

Përfshihet nga zjarri një ndërtesë banimi në Ferizaj, nuk raportohet për të lënduar

Të fundit nga

Problemi është klauzola e frikshme

Kylian Mbappe është lojtar ëndrrash, por nuk është qendërsulmues. Kjo është kuptuar me kohë që në Paris, por francezi ende konceptohet si 9-sh në Madrid. Real Madrid padiskutim që e ka një plan

Qeveria me masa të reja ekonomike

Qeveria mori vendim për vendosjen e marzhës për shumë produkte ushqimore dhe jo ushqimore. Pavarsisht kërkesës së Odës së tregtarëve, që kërkonin të vendoset marzhë për 200 produkte, Qeveria vendosi për 1000
ShkoLartë