Produktet farmaceutike në lumenj po kërcënojnë shëndetin botëror – thotë një studim

Ndotja e lumenjve të botës nga ilaçet dhe produktet farmaceutike përbën një “kërcënim për shëndetin mjedisor dhe global”, thuhet në një raport.

Sipas bbc, paracetamoli, nikotina, kafeina dhe barnat e epilepsisë dhe diabetit u zbuluan gjerësisht në një studim të Universitetit të York-ut.

Hulumtimi është ndër më të gjerët e ndërmarrë në shkallë globale.

Lumenjtë në Pakistan, Bolivi dhe Etiopi ishin ndër më të ndoturit. Lumenjtë në Islandë, Norvegji dhe pyjet tropikale të Amazonës dolën më së miri.

Megjithatë, ndikimi i shumë prej përbërjeve farmaceutike më të zakonshme në lumenj është ende i panjohur.

Por tashmë është vërtetuar mirë se kontraceptivët mund të ndikojnë në zhvillimin dhe riprodhimin e peshkut, dhe shkencëtarët kanë frikë se prania e shtuar e antibiotikëve në lumenj mund të kufizojë efektivitetin e tyre si ilaçe.

Studimi mori mostra uji nga më shumë se 1000 vende testimi në më shumë se 100 vende.

Në përgjithësi, më shumë se një e katërta e 258 lumenjve kishin ato që njihen si “përbërës aktivë farmaceutikë” të pranishëm në një nivel që konsiderohet i pasigurt për organizmat ujorë.

Dr John Wilkinson, i cili drejtoi hulumtimin, ka thënë se “ajo që ne dimë tani është se edhe impiantet më moderne të trajtimit të ujërave të zeza nuk janë plotësisht të afta t’i degradojnë këto komponime përpara se të përfundojnë në lumenj ose liqene”.

Dy farmaceutikët më të zbuluar ishin carbamazepine, e cila përdoret për të trajtuar epilepsinë dhe dhimbjet nervore, dhe metformina, e përdorur për trajtimin e diabetit.

Raporti thotë se prania e shtuar e antibiotikëve në lumenj mund të çojë gjithashtu në zhvillimin e baktereve rezistente, duke dëmtuar efektivitetin e ilaçeve dhe përfundimisht duke paraqitur “një kërcënim global për mjedisin dhe shëndetin global”.

Vendet më të ndotura ishin kryesisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, dhe në zonat ku kishte derdhje të ujërave të zeza, menaxhim të dobët të ujërave të zeza dhe prodhim farmaceutik. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kacarska: Nuk ka shtet ku politika nuk dëshiron t’i fusë duart në gjyqësor, por gjyqtarët duhet të kundërshtojnë

Story i radhës

T’i mësojmë fëmijët me punë shtëpie

Të fundit nga