“Produksioni i Përputhen ka ditur gjithçka”, Tea flet anën e saj të historisë

Ish-konkurrentja e “Përputhen” përmes një videoje ka sqaruar gjithë të vërtetën e skandalit pas publikimit të fotografive me Beartin.

Tea ka publikuar një video në kanalin zyrtar YouTube sipas saj ka dhënë një sqarim lidhur me situatën.

Ndër të tjera, Tea shton se frika ndaj kontratës për të paguar gjoba dhe dënuar me burg ka qenë shkaktari që ajo bashkë me Andin kanë heshtur dhe nuk kanë zbuluar asgjë.

Ajo shton se me Andin kanë pritur t’i largonin nga emisioni pasi që takimet e tyre nuk zhvilloheshin si çift sepse nuk ishin, shpesh pyetnim gazetarët të na tregonin lidhur me takimin se si ta zhvillonim sepse nuk kishim ide thotë Tea.

Deklarata e plotë e saj:

“Meritoni të gjithë një shpjegim, meritoni të gjithë një shpjegim edhe bëhet fjalë për atë të vërtetë që ka qarkulluar në rrjet. Po, unë kam qenë dhe vazhdoj të jem në lidhje me Beartin por jo nuk e kam tradhtuar Andin. Pavarësisht këtyre unë dhe Andi kemi vazhduar të qëndrojmë në atë shfaqje sikur nuk kishte ndodhur asgjë dhe për këtë mbajmë përgjegjësi para gjithë atij publiku që na ka ndjekur publiku që na ka mbështetur dhe na ka dashur. Ju kërkoj falje, ju kërkoj shumë ndjesë sa e vështire është të gjesh fjalët e duhura dhe përgjigje për të gjitha ato që ke në kokë dhe të gjitha ato që ndjenë por gjithsesi ka ardhur momenti që ju ta dini gjithë historinë, gjithë të vërtetën ashtu siç ka qenë dhe ashtu siç është. Historia ime me Beatin ka nisur gjatë atij takimi në Përputhen tek ajo mobileri ku na është ngjallur një interes për njëri-tjetrin i pashpjegueshëm që nuk ia kishim idenë se çka do vinte pas saj. Unë me Beartin kemi filuar të komunikojmë pasi ai është larguar nga emisioni edhe jemi takuar vetëm njëherë pas saj rreth mesit të nëntorit unë vendos që të marr një udhëtim për në Kosovë edhe për këtë produksioni ka qenë në dijeni për komunikimin dhe ku takova Beartin. Olsa ka qenë në dijeni, Arjani jo edhe në vazhdimësi gjatë kohës fillimit dhe vazhdimit të njohjes tonë produksioni ka qenë i informuar prej meje unë kam treguar kur kam shkuar në Kosovë kam treguar që kisha komunikim me Beartin dhe që kishim pas një lidhje. Pas kësaj nuk dija si të veproja, ndjeja një përgjegjësi morale dhe ligjore sigurisht dhe respekt vazhdoj të kem respekt ndaj produksionit. Andi gjithashtu ka qenë në dijeni, ka qenë i informuar por u gjend në këtë situatë dhe nuk dinte çka të bënte dhe çka të thoshte dhe nuk kishte çka të thoshte. Të dy nuk dinim ç’të bënim, të dy nuk dinim se çfarë drejtimi t’i jepnim kështu që thjesht ndenjëm dhe pritem, pritem sepse për njerëz që kishin dashur të largohen nga emisioni ose ishin larguar nga emisioni ishte përmendur ndjekja ligjore ishte përmendur gjyqi ishte përmendur gjoba edhe kjo na bëri që ne të mos kishim kurajo për të marr vendime tona personale. Kështu që kalonin ditët dhe ne prisnim të na largonin nga emisioni, dilnim në takim inercie ku nuk dinim çka të flisnim me njëri-tjetrin dhe shpesh pyetnim gazetarët të na jepnin ndonjë ide, temë mendim se çfarë të bënim. Edhe duke qenë se produksioni e dinte për lidhjen time me Beartin e dinte gjendjen në të cilën ndodheshin takimet e mia dhe të Andit prisnim te na largonin sepse tek e fundit ato ishin rregullat, kështu ishte bërë edhe me njerëz tjerë situata në të cilën ishte bërë publike por e jona nuk ishte bërë publike kështu që jemi munduar që të jemi korrekt me të gjitha por harruam një gjë shumë të rëndësishme, harruam ndoshta prej moshës ndoshta prej mungesës së informacionit se si mund të veprosh në situata të tilla  në këtë lloj situate ndoshta prej të gjendurit vetëm harruam që po ju gënjenim juve harruam që po ju gënjenim  një popull të tërë. Harruam që po gënjenim juve që na deshët dhe na suportuat me sinqeritetin më të madh duke na vlerësuar ne për atë që jemi duke vlerësuar Andin për atë që është  duke më vlerësuar mua për personin që jam pavarësisht marrëdhënies tonë. Unë dhe Andi kemi dashur të largohemi nga emisioni prej mesit të dhjetorit apo ndoshta edhe më herët, kemi dashur që të dalim jashtë edhe të vazhdojmë jetët tona në drejtime të ndryshme si dy miq shumë të mir1ë që në fakt jemi secili në drejtimin e vetë, secili me jetën e tij. Gjithsesi kjo histori u zgjat deri në fund të janarit edhe ne vendosem që mos të ishim më pjesë e kësaj loje megjithëse na u sugjerua që të vazhdonim edhe pas përfundimit të emisionit nuk po na e mbante më shpirti unë ndihesha si e burgosur që nuk isha dënuar dhe erdhi një pikë ku unë vendosa të jem e sinqertë me një publik që na ndjek me një publik që jetoj me ne gjatë këtyre muajve të emisionit kështu që i publikuam ne ato foto selfie që dolën me Beartin me qëllim sepse pavarësisht reagimit që do merrnim, ofendimeve, kërcënimeve dhe për hir të sinqeritetit ndaj publikut jemi duke u dënuar publikisht. Gjithsesi ndjehem e lumtur e çliruar që më në fund do jetojmë jetën tonë ashtu siç duam ne”

Ngjarja paraprake

Kreu i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së "i shqetësuar" nga grusht shteti në Mianmar

Ngjarja e ardhëshme

Mërgim Vojvoda feston sot ditëlindjen

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian