Proçesi për vrasjen e Pjerin Xhuvani

Sot në Elbasan proçesi për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani hyri në fazën e shqyrtimit gjyqësor.

Në përfundim të seancës gjyqësore Avokate Rezarta Tahiraj deklaroi: “Jam shumë e kënaqur që trupi gjykues vendosi  të aprovojë kërkesën time për tu krijuar si palë civile edhe bashkëshortja e viktimës. Në këtë betejë, në të cilën përfaqësoj të drejtat e familjarëve të viktimës është e nevojshme që të verifikohet e vërteta në cdo aspekt të saj sepse vetëm kështu mund të bëhet drejtësi e vërtetë”.

Avokate Tahiraj përfundoi duke pohuar “Në këtë proces do të duhet të vlerësohet përgjegjësia e shumë policëve që ishin të pranishëm në vrasje dhe nuk ndaluan që i afërmi i të asistuarve të mi të mos ishte vrarë. Dhe mbi të gjitha duhet të vlerësohet përgjegjësia e atij që atë ditë në Elbasan kishte mbërritur i armatosur me pistoletë dhe vrau mjekun dhe aktivistin politik Pjerin Xhuvani”.

Prokuroria kërkoi thirrjen ne proçes të 59 dëshmitarëve dhe të pandehurit. Seanca e ardhshme është caktuar për ne 9 janar. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ronaldo kërkon punëtorë, paga është e madhe

Story i radhës

“Jetën e japim, Mitrovicën nuk e japim”, protestë në mbështetje të Kosovës para ambasadës serbe në Tiranë

Të fundit nga