Procesi i decentralizimit ngec qëllimisht

Procesi i decentralizimit shënon ngecje vite me radhë. Komunat në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë shumë pak kompetenca përballen edhe me mungesë të mjeteve financiare për të qenë më efikas në dhënien e shërbimeve dhe përmirësimin e kushteve të jetës për qytetarët. Janë vet komunat ata të cilët në raste urgjente duhet që të gjenden përkrah qytetarëve, qoftë në raste të vërshimeve, qoftë gjatë reshjeve të borës por edhe vërshimeve, apo edhe zjarreve të mëdha. Krerët e komunave akuzojnë pushtetin qendror se qëllimisht nuk bëjnë decentralizimin e pushtetit sepse komunat më të mëdha udhëhiqen nga partitë opozitare. Me këtë rast, kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, shprehet se, sa më shumë kompetenca të kenë komunat do të jenë më të afta për menaxhuar situata të jashtëzakonshme.

“Kur jemi në kushte normale është shumë pak me rëndësi se kush e bën përkrahjen e sektorëve të caktuara apo kategorive të caktuara të shoqërisë se kjo vjen nga pushteti nga qendror apo ai lokal. Mirëpo, atëherë kur shoqëria, qytetarët dhe qyteti ka nevojë urgjente dhe në moment për të intervenuar, atëherë shihet se pushteti lokal është më afër tyre. Pikërisht në këtë drejtim edhe ndjehet që të kemi një decentralizim më të madh dhe më të mirëfilltë që nënkupton një pushtet më afër qytetarëve. Ne duhet që të përcjellin përvojat e shteteve aty ku duhet të shkojmë. Shtetet e Bashkimit Evropian jorastësisht e kanë një decentralizim të fuqishëm të pushtetit, sepse ata ndër vite e kanë kuptuar që më së miri mund të ballafaqohen me momente të caktuara dhe më afër qytetarëve është pushteti lokal”, thotë kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami.

Megjithatë, ai nënvizon se nga zgjedhjet e fundit lokale është ndërprerë tërësisht procesi i decentralizimit, shkaku se në komunat më të mëdha në vend, kryetarët janë nga opozita. “Prandaj, i bëj ftesë pushtetit qendror që të përshpejtojë dinamikën jot ë ngadalësuar por të ndërprerë tërësisht të decentralizimit që mos varet nga ajo se kush është në pushtetin lokal dhe atë qendror dhe më pas të delegohen kompetenca. Për hir të së vërtetës ka patur një strategji për decentralizim të pushtetit e cila nga zgjedhjet e fundit lokale është ndërprerë, shkaku i asaj se në pushtetet lokale janë kryetarë që nuk janë të partive në pushtet por të opozitës”, deklaroi Kasami. Nga ana tjetër, decentralizimi i pushtetit do të thotë se sa janë komunat të afta që të menaxhojnë me ato kompetenca, si në shëndetësi, në arsimin e lartë, në infrastrukturë por edhe në investime kapitale. Kasami, me këtë rast thotë se komunat janë të gatshme që të marrin më shumë përgjegjësi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Varfëria në Maqedoninë e Veriut është në rritje!

Story i radhës

Napoli drejt goditjes

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish