Problemi i vetëm është Hysaj

Dueli i kësaj jave në Serinë A sheh Napolin të përballet me Interin kryesues, një sfidë interesante jo vetëm për prestigjin.

Skuadra e Gatuzos dëshiron të kthehet në katërshen e parë për të siguruar një biletë për Ligën e Kampioneve dhe ky rrugëtim kalon nëpërmjet një ndeshje me pikë ndaj zikaltërve, për të mos humbur terren me ekipet që ka përpara.

Për Gatuzon të gjitha zgjedhjet duket se janë të pacaktuara, me përjashtim të njërës, atë të aktivizimit apo jo të Elseid Hysajt.

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare është si zakonisht në balotazh me Mario Ruin për krahun e majtë të mbrojtjes dhe tekniku do të vendosë në varësi të mënyrës se si do të imponojë takimin e kësaj fundjave.

Zakonisht ai aktivizon Hysajn për të pasur më shumë mbulim në prapavijë e portugezin kur do të shtyjë përpara.

Ndaj nuk është për t’u përjashtuar edhe një stafetë mes të dyve në këtë sfidë në varësi të rezultatit që do të jetë gjatë saj.

Ngjarja paraprake

Këto janë komunat me rastet e reja të Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

Sfidat e para çerekfinale të “Play-off”-it

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian